operacioni goditja ne prishtine behen kontrolle te rrepta ndaj te dyshuarve 64e114a9a6815

Operacioni “Goditja” në Prishtinë, bëhen kontrolle të rrepta ndaj të dyshuarve

August 19, 2023
1 minut lexim

Është dita e dhjetë që po mblidhen.

Pjesëtarë të Njësisë Speciale Operative, të Njësisë së Trafikut e njësi tjera në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë po zbatojnë operacionin “Goditja”.

Në sallën e takimeve, ata po marrin edhe instruksionet e fundit nga eprorët e tyre.

E me të përfunduar takimin, ata nisen drejt lokacioneve të caktuara.

Por, fillimisht po i kontrollojnë se a i kanë gati të gjitha pajisjet e nevojshme.

Me të arritur në lokacionin e caktuar, fillojnë edhe kontrollet e veturave.

Rezultatet e këtij operacioni, janë të menjëhershme.

Tek kjo veturë gjendet një armë e cila është pa leje të nevojshme.

Me këtë rast, specialët e Policisë arrestojnë të dyshuarin për të vazhduar me procedura ndaj tij.

Operacioni vazhdon edhe në pika tjera kontrolli, ku zyrtarët policorë janë të shpërndarë në gjithë qytetin e Prishtinës.

Edhe këtu, tek veturat e dyshimta bëhen kontrolle të detajuara nga pjesëtarët e Njësisë Speciale.

Përpos kontrolleve, tek shoferët që shkaktojnë kundërvajtje shqiptohen edhe gjoba të ndryshme.

E për ecurinë e këtij operacioni, tregon drejtori i Drejtorisë Rajonale të Prishtinës, Basri Shabani.

Ai thotë se tashmë i kanë intensifikuar veprimet e tyre për parandalimin e krimeve të ndryshme.

Operacioni “Goditja” ka nisur më 8 gusht pas disa vrasjeve që ndodhën në lokale të ndryshme në vendin tonë e ku deri më tash janë arrestuar 122 persona e janë konfiskuar 43 armë.

MARKETING

RENT A CAR

shqiperi ishp ja i detyron femijet te vaksinohen ne menyre qe te pranohen ne kopshte e shkolla 64e112c86aac7
Story i mëparshëm

Shqipëri: IShP-ja i detyron fëmijët të vaksinohen në mënyrë që të pranohen në kopshte e shkolla

si ta kerkoni mashkullin me te cilin duhet te martoheni 64e114ac188f8
Story i radhës

Si ta kërkoni mashkullin me të cilin duhet të martoheni

Të fundit nga

PS merr 61% të votave të diasporës

1 javë nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se është mbyllur procesi i numërimit të votave për subjektet politike për zgjedhësit nga jashtë Shqipërisë. Në
ShkoLartë