Shqipëri: IShP-ja i detyron fëmijët të vaksinohen në mënyrë që të pranohen në kopshte e shkolla

min lexim

Instituti i Shëndetit Publik në Shqipëri u ka kërkuar drejtorëve të kopshteve dhe shkollave, sidomos atyre jopublike, të mos pranojnë asnjë fëmijë që nuk është vaksinuar sipas kalendarit të detyrueshëm.

Ardhja e shtetasve të huaj nga vende të ndryshme, ku ka sëmundje infektive, rrezikojnë përhapjen e tyre edhe në Shqipëri, teksa ekspertët e shëndetit, janë të alarmuar për rënien e vaksinimit te fëmijëve të vegjël ndaj” fruth rubeolës”.

“Një nënë e prekur nga fruthi kur është shtatzënë, lind fëmijë prematurë, fëmijë nën peshë deri dhe vdekje fetale“, tha Silva Bino, shefe e Institutit Shëndetësor Publik, në Shqipëri.

“Rubeolën”, Bino e konsideron edhe më të rrezikshme, ndonëse ka shenja të ngjashme me fruthin si temperaturë e puçrra të kuqe.

“Shkakton verbim të foshnjës, shurdhim dhe probleme kardiake tek foshnja“, tha ajo, shkruan TopChannel.

Ndonëse këto sëmundje, nuk janë hasur më prej viteve 2000, Bino shprehet se mund të rikthehen.

“Mund të rikthehen, këto nëna të reja që nuk janë vaksinuar nëse bien në kontakt, na çon në këtë situatë”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tottenhami shumë i fortë për United

Story i radhës

Operacioni “Goditja” në Prishtinë, bëhen kontrolle të rrepta ndaj të dyshuarve

Të fundit nga