Një ndërhyrje e vështirë kirurgjikale është kryer në spitalin e Traumës në Tiranë. Kirurgët i kanë hequr tumorin në pankreas një pacienti 57 vjeç me një procedurë të veçantë.
“Kanceri i kokës së pankreasit është shumë komplekse si pathologji, vetë lokalizimi është në një zonë ku përfshinë pankreasin, duodenin, stomakun, rrugët e tëmthit dhe ndërhyrja është shumë komplekse, do të thotë hiqet një pjesë e stomakut duodeni, pankreasi dhe pastaj rindërtohet e gjithë anatomia nga e para”.
Operacioni zgjati rreth tre orë e gjysmë dhe megjithë kompleksitetin e ndërhyrjes mjekët thonë se ishte një sukses.
“Është bërë një operacion me protokolle të mirëfillta onkologjike si në të gjithë botën, dhe duke iu referuar dhe përgjigjes së biopsisë mendojmë se do të ketë goxha përfitim”.
Ndërhyrje të tilla nuk janë të shpeshta pasi tumoret e pankreasit janë ndër më të vështirat për tu trajtuar dhe më agresivët. Sipas mjekëve trajtimi në kohë rrit jetëgjatësinë e pacientit.
Burimi: botasot.info