OpenAI tha se ka gjeneruar 10 miliardë dollarë të ardhura vjetore

June 10, 2025
1 minut lexim

OpenAI tha se ka arritur 10 miliardë dollarë të ardhura vjetore nga 5.5 miliardë dollarë që ishin një vit më parë.

Kjo shifër përfaqëson të ardhurat nga produktet konsumatore të kompanisë, produktet ChatGPT për bizneset dhe API-të e saj tha një përfaqësues i kompanisë.

Aktualisht OpenAI ju shërben më shumë se 500 milionë përdoruesve aktivë në javë dhe 3 milionë bizneseve.

Këto të ardhura janë gjeruar thuajse 2 vite e gjysmë pasi OpenAI lançoi platformën shumë popullore ChatGPT ndërsa deri më 2029 kompania ka vënë në shënjestër 125 miliardë dollarë të ardhura.

Aktualisht OpenAI është nën presion për të shtuar të ardhurat. Kompania djeg miliarda dollarë çdo vit duke punësuar dhe rekrutuar talente për të punuar në produktet e saj AI.

/PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Sorenseni flet për takimin trepalësh në Bruksel

Të fundit nga

Sorenseni flet për takimin trepalësh në Bruksel

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka pritur sot në takim Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviç, si kryenegociatorë të bisedimeve. Pas takimit, Sorensen deklaroi se bashkë me Bislimin dhe
sqmken
ShkoLartë