Angazhimi i Hodës në politikë i nevojshëm për ruajtjen e vlerave kombëtare

June 10, 2025
min lexim

Getting your Trinity Audio player ready…

Shkup, 10 qershor – Në datën e shënimit të Lidhjes së Prizrenit në opinion doli intervista e Besim Hoda, kryetar i OVL-UÇK-së, i cili në një intervistë për “Alsat” ka shprehur zhgënjimin e tij të thellë për partitë politike shqiptare në vend. Ai ka kritikuar ashpër përçarjen e partive shqiptare dhe ka kërkuar që ato të bashkohen në interes të interest kombëtar, shkruan “Zhurnal.mk”.

Por a është lënë mundësia për hapjen e një partie të re politike?

Nga fjaët e thëna nga kryetari i OVL-UÇK-së duket qartë se ka një zhgënjim nga trajtimi që iu bë shqiptarëve në vite e fundit. Ai tregon se shoqëria e ka kuptuar që ka një nënçmim real të përfaqësimit dhe se njerëzit të cilët bashkë metastazojnë sa herë që ka nevojë njëri-tjetrin duke ndërruar kampet politike, e kanë kuptuar këtë mentalitet, dhe pikërisht për këtë arsye ai bën një apel publik, që njerëzit të fillojnë të ndërgjegjësohen dhe të gjejnë një alternativë nëse nuk do të kemi një bashkim të forcave politike.

Pra fillimisht, Hoda kërkon një bashkim të forcave politike shqiptare, ndërsa në pyetjen shtesë se a do të thotë kjo se paralajmëron ndonjë lëvizje ose parti politike, Hoda pohon se gjithçka është e mundur.

“Ne nuk mund të jemi sehirxhi në ndërtimin e fateve të fëmijëve tanë, në shkeljen mbi gjakun e shokëve tanë, në shkeljen mbi monumentet që vetë i kanë ndërtuar. Definitivisht shqiptarët në Maqedoni duhet të ndërrojnë mentalitet në veprimet politike, duke ndërtuar institucone të qëndrueshme dhe jo institucione që përfaqësojnë individ të caktuar”, tha Hoda.

Gjendja e me pozicionin politik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, sipas kreut të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së Besim Hoda, është për shkak të fragmentarizmit të organizimeve politike në vend. Gjithmonë ai e ka përsëritur faktin se askush nuk ka të drejtë të përdor luftën e UÇK-së për të përfituar politikisht pasi që ai është kapital mbarëkombëtar.

Hoda vazhdimisht ka kërkuar që mos të keqpërdoret UÇK-ja për pikë politike dhe kjo në të kaluarën është bërë pa asnjë mëdyshje, sidomos nga BDI e Ahmetit, apo edhe nga Artan Grubi, i cili për interesat e tij personale thërriste në emrine UÇK-së, shkruan “Zhurnal.mk”.

Hoda vazhdon të pohojë se ekziston një lloj metastaze dhe kjo metastaza gjithmonë vetëm e shkatërron organizmin dhe nuk e shëron atë… Pikërisht kjo po ndodh për dy arsye, arsyeja e parë është se 22 vjet shqiptarët u vunë në gjunjë nga subjekti politik që në thonjëza gjithmonë thirret se është i dalë nga lufta duke harruar se tani lufta po i bën 25 vjet dhe lufta duhet të hyjë në histori dhe duhet të trajtohet si çështje historike dhe o sot e kësaj dite të vazhdohet të mjelet ai kapital gjithëkombëtar. Ai kapital ka qenë gjithëkombëtar dhe askush nuk guxon ta përvetësojë, qoftë individualisht apo në grupacione politike.

Angazhimi i Hodës në politikë konsiderohet si i nevojshëm për ruajtjen e vlerave kombëtare, sidomos në kohën kur elita maqedonase me çdo kusht mundohet të dëmtojë vlerat e UÇK-së dhe çdo gjë që është shqiptare, shkruan “Zhurnal.mk”..

Pikërisht nga mosdija se di të kujdesen vlerat e shqiptare, familjet e dëshmorëve dhe u nënlmua kontributi i UÇK-së nga një strukturë që në të kaluarën vazhdimisht thirrej në emër të saj, ka bërë që nënçmimi i shqiptarëve të jetë më i ulët se kurdo.

Nëse Hoda themelon parti politike, kjo mund të duket si një veprim që është i tepërt në organizimin politik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, por Hoda pikërisht në intervistën e referuar bëri apel për bashkim të forcave politike shqiptare, në interes të ruajtjes së vlerave kombëtare shqiptare.

Shqiptarët duhet të dinë se pa bashkim nuk ka shpëtim, sidomos tani kur ka një eufori negative nga elita politike dhe afariste maqedonase karshi çdo gjëje që është shqipe, shkruan “Zhurnal.mk”.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Emily Ratajkowski mbush 34 vjeç, torta e ditëlindjes ngjall diskutime

Të fundit nga

ShkoLartë