OpenAI lançon një mjet për identifikimin e teksteve gjeneruar nga inteligjenca artificiale

OpenAI, krijuesi i robotit shumë popullor të komunikimit ChatGPT, lançoi ditën e Mërkure një mjet tjetër kësaj here për të identifikuar tekstet e gjeneruar nga inteligjenca artificiale.

ChatGPT është falas për tu përdorur dhe gjeneron përgjigje me tekst dhe është i aftë të shkruajë artikuj, ese e madje edhe poezi. Që nga debutimi në Nëntor ka fituar popullaritet të lartë por gjithashtu ngritur shqetësimet për shkelje të drejtave të autorësisë dhe plagjiaturë.

AI Classifier, një model gjuhësor i trajnuar me një set të dhënash shkruar nga njeriu dhe inteligjenca artificiale për të tema të njëjta, do të dallojë tekstin i cili është shkruar nga AI. Përdor një llojshmëri ofruesish për të adresuar problemet si fushatat e automatizuara të dezinformimit dhe pandershmërinë akademike, tha kompania.

Në betan publike, OpenAI thotë se mjeti nuk është i mirë kur bëhet fjalë për tekste nën 1000 karaktere dhe teksti i shkruar nga inteligjenca artificiale mund të modifikohet për të mashtruar Classifier.

“Po e bëjmë Classifier të disponueshëm publikisht që të marrim përshtypje të përdoruesve nëse mjete të tilla janë të dobishme,” tha OpenAI.

“Ne e kemi të qartë se identifikimi i tekstit shkruar nga AI është i një rëndësie të veçantë sidomos tek institucionet arsimore, dhe po aq e rëndësishëm tek njohja e limiteve dhe impaktit të mjeteve të tilla të identifikojnë tekstet e gjeneruara nga AI në klasat shkollore.”

Që kur ChatGPT debutoi në Nëntor, fitoi popullaritet në mesin e miliona përdoruesve, dhe disa prej shkollave më të mëdha në SHBA kanë dëbuar përdorimin e robotit të komunikimit lidhur me shqetësimet se studentët mund ta përdorin për të mashtruar apo për plagjiaturë.

Të tjerë kanë krijuar mjete të palëve të treta për ndihmuar edukatorët të identifikojnë tekstet AI si GPTZeroX.

OpenAI tha se është duke ndërvepruar me mësuesit dhe edukatorët për të diskutuar lidhur me afësitë dhe kufizimet e ChatGPT dhe do të punojë më tepër për të identifikimin e teksteve të tilla.

/PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Trajneri i Spanjës ia hap derën Ramosit për rikthim në kombëtare

Story i radhës

Gërkovska – Shahin: Mbështetja e SHBA-së për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE – segment kyç për stabilitetin e Ballkanit

Të fundit nga