Ditën e Mërkure në New York City, OnePlus mbajti evenimentin e parë fizik pas më shumë se dy vitesh. Kompania në pronësi të Oppo ka vendosur të zbulojë një flagship të dytë pët 2022.
OnePlus 10T do të jetë në duart e konsumatorëve më 29 Shtator ndërsa porositë do të pranohen nga data 1 Shtator. Pajisja ruan çmimin e smartfonëve që gjeni një rangun e mesëm duke filluar nga 649 dollarë për modelin bazë 8GB RAM/128GB memorie ose 749 dollarë për 16GB RAM/256GB memorie.
Telefoni është në një linjë me flashipët e kaluar të OnePlus. Ka një ekran 6.7-inç 120Hz, fuqizohet nga çipi Snapdragon 8+ Gen1.
Bateria prej 4,880mAh karikohet me teknologji 150-vat për 19 minuta nga 0 në 100%.
Në pjesën e pasme është një sistem i trefishtë kamerash udhëhequr nga sensori 50-megapiksel Sony i cili mbështetet nga një sensor ultrawide dhe një macro. Trupi i smartfoni ka 15 antena për një konektivitet të shtuar.
Një veçori unike dhe shumë e dashur për përdoruesit ka qenë butoni anësor i njoftimeve që në këtë model do të mungojë.
Porositë për 10T fillojnë nga data 1 Shtator. /PCWorld Albanian