oneplus prezanton nje tjeter smartfon me kosto te perballueshme 620548d384de9

OnePlus prezanton një tjetër smartfon me kosto të përballueshme

February 10, 2022
1 minut lexim

OnePlus ka përgatitur një smartfon tjetër në segmentin e ulët: Nord CE 2. Telefoni do të vijë për të pasur modelin CE të vitit të kaluar si një version më i shkurtuar i rangut të mesëm Nord 2.

CE qëndron si “Core Edition”, një term marketingu i ngjashëm me Samsung FE (Fan Edition). Nord 2 CE debuton më 17 Shkurt.

Reklamohet si një smartfon që merr më të mirën e Nord 2 si karikimi 65-vat, kufjet 3.5mm dhe mbështetje për kartat microSD 1TB.

Sipas raportimeve smarfoni vjen me procesorin MediaTek MT6877 Dimensity 900 5G. Edhe pse ngjan me një smartfon të ri, ai është më shumë një Oppo Reno7 SE 5G i vitit të kaluar i ribranduar dhe me kamera të përmirësuar.

Një gjë e tillë nuk duhet t’ju çuditë sepse transformimi gradual i OnePlus si një nën-markë e Oppo po prek çdo aspekt nga softueri tek hardueri. Modeli i vitit të kaluar ka kushtuar rreth 330 euro në Evropë. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

prezantimi i hotit duma flet si durrsake ne fytyre kam nje vrage nga shatervani po na marrin edhe torren 6205427e0ecef
Story i mëparshëm

Prezantimi i Hotit, Duma flet si durrsake: Në fytyrë kam një vragë nga shatërvani, po na marrin edhe torrën

shba shkon ne mbi 912 mije numri i te vdekurve nga covid 19 620548d7312d7
Story i radhës

SHBA: Shkon në mbi 912 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

Të fundit nga

Demi Lovato një hap më afër dasmës

Demi Lovato dhe i fejuari i saj, Jordan ‘Jutes’ Lutes, janë një hap më afër martesës zyrtare. Të shtunën, ylli i popit, 32 vjeç, u shfaq në të bardha nusërie ndërsa ecte

BMW zbulon M2 CS të shumëpritur

BMW më në fund “ka hequr perdet” nga M2 CS e shumëpritur. Kompania tregoi imazhet e para të veturës përpara një zbulimi të plotë që pritet javën e ardhshme. Ndërsa BMW ende
ShkoLartë