Prezantimi i Hotit, Duma flet si durrsake: Në fytyrë kam një vragë nga shatërvani, po na marrin edhe torrën

schedule17:27 – 10 Shkurt, 2022

Partia Demokratike ka prezantuar sot në Durrës kandidatin Luan Hoti për zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen në 6 mars. Gjatë fjalës së saj, nënkryetarja Grida Duma tha se Hoti është i duhuri për Durrësin.

Përpara mbështetësve demokratë, Duma u shpreh nostalgjike se është durrsake, ndërsa kujton një shenjë që i ka mbetur në fytyrë kur ishte fëmijë teksa është rrëzuar te shatërvani. Nënkryetarja e PD u shpreh e bindur se me Hotin do t’i japin Durrësit fitoren.

“Ka entuziazëm sepse kur betejat janë të shumëfishta adrenalina është më e madhe. Ne mbështesim njeriun e duhur. Të gjithë bashkë do ti japim Durrësit fitoren. Vija këtu dhe nuk është aspak e tepërt që secili nga ne të flasë për politikën, qytetin dhe sakrificën.

Jam durrsake, shumë rrallë e them në publik. Te ky pallati kam qenë së paku deri në moshën 13 vjeç. Për t ardhur këtu kalojmë te qendra në fytyrën time kam një vragë që më ka ndodhur kur kam qenë e vogël te shatërvani. Kush e njeh Durrësin e vjetër, fëmijët të rinjtë në atë kohë, e kishim atë daljen o te Vollga o te ai shatërvani që ishte magjik. Në fytyrë kam një vragë nga shatërvani por nuk ka asnjë shenjë nga shatërvani sot.

Shumë prej jush ndjejnë dhimbje se durrsakë që jetonin me muzikën italiane para viteve 90, ata që e flasin italishten si gjuhën e dytë dhe janë intelektualë që nga mënyra si qëndrojnë. Durrsakët nuk janë as militantë, as partiakët, as ata që çuditen pas foltoreve, janë qytetarë të cilët nëse besojnë arrijnë ta ndëshkojnë siç duhet pushtetin, siç do ta ndëshkojnë këtë herë. Po na marrin edhe torrën. Jemi këtu që të mos na marrin as torrën’, theksoi Duma. /

Story i mëparshëm

Presidentja Osmani pyetet për sulmin e burrit të saj ndaj mediave, çfarë u tha gazetarëve

Story i radhës

OnePlus prezanton një tjetër smartfon me kosto të përballueshme

Të fundit nga