Gazetari Francis Scarr i cili punon për BBC ka publikuar një video në të cilën flet kreu i të ashtuquajturës “Republika Popullore e Luhanskut”, Leonid Pasechnik.
Siç citon Scarr, Pasechnik dëgjohet duke thënë se “armiku ukrainas është tek porta”, por sipas tij “s’ka nevojë për panik”..
Scarr madje ironizon me Pasechnik, meqë këtij të fundit i duhet të përsërit veten kur thotë se “s’ka nevojë për panik”.
“Në fakt ai është aq i sigurt sa i duhet ta përsëris veten e tij”, ka shkruar Scarr.
Ukraina ditëve të fundit ka bërë një avancim marramendës kundrejt agresorëve të Rusisë të cilët prej muajsh kanë filluar një luftë të paprecedentë.
Nervoz me situatën e fundit është parë edhe Vladimir Putin, meqë Ukraina ka rikthyer 6 mijë kilometra katror vetëm brenda pak ditësh.