oliver varhelyi thote se mbetet shume per tu bere per sundimin e ligjit ne ballkanin perendimor 62431db409bf1

Oliver Varhelyi thotë se mbetet shumë për t’u bërë për sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor

March 29, 2022
1 minut lexim

Bashkimi Europian ka kontribuar në Ballkanin Perëndimor në përparimin në sundimin e ligjit, megjithatë siç vlerëson komisioneri Europian për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, mbetet edhe shumë për t’u bërë, specifikisht në metodologjinë e re të zgjerimit.

Kjo u bë e ditur pasi Komisioni Europian, ka përshëndetur një raport të Gjykatës Europiane të Audituesve për mbështejen e Bashkimit Europian drejt sundimit të ligjit në Ballkanin Perëndimor, ku pranohet se ndihma e BE-së ka kontribuar në reforma, shkruan Danas, përcjell Klankosova.tv.

Sipas këtij raporti, reformat thuhet se kanë sjellë zhvillime pozitive në fushën e sundimit të ligjit në Ballkanin Perëndimor, si përmirësimi i efikasitetit të gjyqësorit.

“Kjo ka qenë gjithashtu çelësi për zbatimin e kuadrit legjislativ dhe promovimin e një qasjeje proaktive në luftën kundër korrupsionit, veçanërisht në disa vende partnere në rajon”, ka thënë Komisioneri Europian.

Në mbështetje të kësaj, Komisioneri Europian deklaroi se Gjykata e Audituesve e ka njohur si një zhvillim pozitiv procesin e vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve si pjesë e reformës në drejtësi në Shqipëri.

“Sundimi i ligjit mbetet guri themeltar i procesit të pranimit dhe do të përcaktojë ritmin e partnerëve të zgjerimit në rrugën e tyre drejt BE,” thuhet në përgjigje.

Varhelyi më tej ka shkruar se KE vazhdon të bashkëpunojë me autoritetet e Ballkanit Perëndimor dhe aktorë të tjerë relevantë për të avancuar me sundimin e ligjit.

MARKETING

RENT A CAR

qevria miraton informacionin per fillimin e programimit te programit te veprimit per vitin 2023 ne kuader te ipa 3 624319b70b686
Story i mëparshëm

Qevria miraton Informacionin për fillimin e programimit të Programit të Veprimit për vitin 2023 në kuadër të IPA 3

tirana publikon listen e emrave qe veshin fanellen kuqezi 6243217868944
Story i radhës

Tirana publikon listën e emrave që veshin fanellën kuqezi

Të fundit nga

Horoskopi ditor, e Hënë 19 maj 2025

Dashi Jeta juaj ne çift do jete po aq e bukur dhe emocionuese si ne fillimet e lidhjes. Do dashuroheni si dy adoleshente dhe do argëtoheni pa fund. Beqaret duhet t’i shohin

Çelmeta: E meritoi!

Roland Çelmeta, menaxher futbolli tha se Egnatia e meritoi kampionatin këtë vit, sepse ka luajtur shumë mirë. Roland Çelmeta, tha: “Egnatia e meritoi, por unë kundërshtoi formulën, sepse ka qenë një ekip
ShkoLartë