OKB thotë se 925 civilë janë vrarë që prej fillimit të luftës në Ukrainë

March 21, 2022
1 minut lexim

Zyra për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) e Kombeve të Bashkuara tha se që prej nisjes së luftës në Ukrainë, 26 ditë më parë, ka regjistruar 2,421 viktima civile.

Sipas njoftimit, që i referohen të dhënave deri në mesnatën e 20 marsit, UHCHR tha se ka regjistruar 925 të vrarë dhe 1,496 të plagosur.

Numri real i viktimave vlerësohet të jetë më i lartë, teksa Ukraina ka raportuar për mijëra civilë të vrarë.

Ndryshe, Kombet e Bashkuara kanë thënë se pothuajse 3.5 milionë ukrainas janë larguar nga shteti që prej fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, nga dhjetë milionë persona që janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre/REL

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kovaçevski: Me mbështetjen e Qeverisë kompanitë vendore realizojnë investime të reja dhe punësime

Story i radhës

Mësoni 6 mënyrat se si mollët mund t’ju ndihmojnë të dobësoheni

Të fundit nga

ShkoLartë