​OKB: Ne nuk kemi kapacitet ta ndihmojmë Afganistanin

1 minut lexim

Kombet e Bashkuara (OKB) nuk kanë kapacitete të mjaftueshme për të kërkuar dhe shpëtuar njerëzit pas tërmetit shkatërrues në Afganistan dhe Turqia është në pozitën më të mirë për t’i siguruar ata, tha sot zëvendës emisari i OKB-së në Afganistan, Ramiz Alakbarov.

“Ne biseduam për këtë me ambasadën turke këtu në terren dhe ata presin që ne t’u dërgojmë një kërkesë zyrtare”, tha Alakbarov.

Ai shtoi se OKB-ja do të mund t’i dërgojë një kërkesë të tillë Turqisë vetëm pas bisedimeve me autoritetet lokale dhe kur të përcaktohen rrethanat reale në terren, sipas agjencisë britanike.

Një tërmet i fortë që goditi mbrëmë rajonin malor të Afganistanit lindor, në afërsi të kufirit me Pakistanin, ka lënë të vdekur 1.000 persona.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Balla përshëndet mocionin për rezolutë të CDU/CSU në Bundestag për përshpejtimin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE

Story i radhës

Ngritët flamuri i Kosovës në shtetin që nuk e njeh

Të fundit nga