OKB: 270 raste të ndalimit arbitrar dhe zhdukjes së detyruar në Ukrainë

1 minut lexim

Të paktën 270 raste të marrjes së civilëve nga forcat ruse janë dokumentuar që nga fillimi i pushtimit, ka thënë OKB.

Pavarësisht kufizimeve në akses, ne kemi dokumentuar 270 raste të ndalimit arbitrar dhe zhdukjes së detyruar. Tetë nga viktimat u gjetën të vdekur”, tha komisionerja e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, Michelle Bachelet.

Ndërkohë, zëvendësministrja e Jashtme e Ukrainës, Emine Dzhaparova, akuzoi Rusinë për rrëmbime në një shkallë masive.

Zyrës së OKB-së për të drejtat e njeriut nuk i është dhënë akses në territorin e pushtuar nga forcat ruse.

Moska ka thënë se pretendimet e OKB-së ishin pjesë e një fushate dezinformimi për të “mbuluar krimet e regjimit të Kievit”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zelanda e Re njofton ndalimin e importeve të arit rus

Story i radhës

Çfarë i ndodh trupit nëse flini të uritur

Të fundit nga