OKB: 16 milionë njerëz në Ukrainë kanë nevojë për ndihmë humanitare

June 30, 2022
min lexim

Rreth 16 milionë njerëz brenda territorit të Ukrainës kanë nevojë për ndihmë humanitare, deklaroi të enjten Organizata e Kombeve të Bashkuara, duke paralajmëruar se ofrimi i ndihmës në disa zona ishte “jashtëzakonisht i vështirë”.

Ukraina ka vuajtur shkatërrimin e infrastrukturës së saj që nga pushtimi i Moskës më 24 shkurt, duke detyruar miliona njerëz të largohen dhe duke lënë qytete të tëra të shkatërruara.

OKB-ja tha të enjten se nevojat humanitare ishin në rritje dhe se kushtet për dërgimin e ndihmave po përkeqësoheshin ndërsa konflikti tashmë zvarritet prej më shumë se katër muajsh.

“Pothuajse 16 milionë njerëz në Ukrainë sot kanë nevojë për ndihmë humanitare: ushqim, ujë, shërbime shëndetësore”, u tha gazetarëve Osnat Lubrani, kreu i Zyrës së Koordinatorit të Përhershëm të OKB-së në Ukrainë.

Gjashtë milionë ukrainas janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për në rajone të tjera të vendit që nga fillimi i luftës, megjithëse rreth pesë milionë janë kthyer që atëherë, tha ajo.

Por “shumë e dinë se mund të detyrohen të ikin përsëri,” shtoi Lubrani, duke rikujtuar se mbi 5.3 milionë ukrainas të tjerë kanë ikur jashtë vendit.

Ajo shtoi se raporti i OKB-së mbi numrin e viktimave që kur Rusia pushtoi Ukrainën ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë.

“Numri që kemi prej gati 5,000 civilësh të vrarë dhe më shumë se 5,000 të plagosur është vetëm një pjesë e realitetit të frikshëm,” tha ajo.

Ajo tha gjithashtu se ishte “jashtëzakonisht e vështirë dhe disa herë… e pamundur” për grupet humanitare që të hynin në zonat që nuk janë më nën kontrollin e Kievit.

Lubrani i bëri thirrje Rusisë dhe Ukrainës “të bëjnë më shumë për të mbrojtur njerëzit e këtij vendi dhe për të bërë të mundur punën tonë”.

Matilda Bogner, kreu i misionit të OKB-së për monitorimin e të drejtave të njeriut në Ukrainë, tha në konferencë se organizata kishte “qasje të plotë” ndaj të burgosurve rusë të luftës që mbahen në territorin e kontrolluar nga Ukraina.

Megjithatë, “ne nuk kemi pasur asnjë akses te të burgosurit që janë të internuar jashtë zonave të kontrolluara nga qeveria ukrainase”, duke iu referuar një pjese të Ukrainës të kapur nga Moska ose nën kontrollin e separatistëve pro-Moskë.

Ajo tha se gjithashtu nuk kishte akses për të burgosurit ukrainas të mbajtur në Rusi, duke shtuar se ka pasur “vështirësi” në dialogun me Rusinë për këtë çështje.

Ukraina tha të mërkurën se 144 ushtarë të saj u liruan në shkëmbimin më të madh të të burgosurve me Rusinë që nga fillimi i luftës.

Rusia deklaroi të enjten se po mban më shumë se 6,000 të burgosur lufte ukrainas.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Cameron Diaz i rikthehet aktrimit pas tetë vjetësh

Story i radhës

Podujeva po bëhet me pishinë të mbyllur gjysmë-olimpike

Të fundit nga

Gati 3 km kolonë në “Bllacë”

17 Shkup, 25 dhjetor – Ka shkuar në gati tre kilometra kolona e veturave në pikën kufitare “Bllacë”. Nga pamjet e siguruara, pasditen e sotme kolona e automjeteve në dalje të Maqedonisë
ShkoLartë