Ofendojnë njerëzit që i rrethojnë, njihuni me shenjat e horoskopit që nuk përmbahen

February 28, 2022
1 minut lexim

Disa persona nuk i kushtojnë vëmendje gjërave që thonë dhe ndonjëherë tregohen tepër ofendues në raportet me personat që i rrethojnë.

Dashi

Kush ka mik një person të shenjës së Dashit, e di shumë mirë se atyre u pëlqen shumë të debatojnë. Duan të jenë në qendër të vëmendjes, ndaj për ta arritur, nuk rezervohen as të debatojnë me miqtë më të ngushtë. Kur ndihen të frustruar, kapen me këdo që i rrethon, shpesh duke kaluar edhe në ofendime. NjëDash duhet të mundohet të jetë më tepër autokritik, në vend që të kapet me të tjerët. Pak pjekuri në marrëdhënie me të tjerët nuk i bën dëm askujt, dhe ndoshta ky është momenti kur duhet të mundohen të flasin me të tjerët në të njëjtën mënyrë siç presin që të tjerët të flasin me ta.

Binjakët

Konsiderohen si shenja më e komunikueshme e horoskopit dhe dinë mjaft mirë si të hapin e të mbyllin çdo lloj bisede. Mirëpo kjo cilësi u jep njëfarë sigurie të tillë që ndonjëherë, reagojnë në mënyrë agresive dhe ofenduese ndaj të tjerëve. Shpesh, Binjakët mundohen t’i manipulojnë të tjerët, ose ta nxjerrin veten të pafajshëm duke u hequr si viktima në situata të ndryshme. Ndoshta ka ardhur momenti të kuptojnë se çdo marrëdhënie ka debate, por kjo nuk do të thotë se duhet t’i ofendojmë të tjerët.

Gaforrja

Gaforret hasin vështirësi në bisedat me të tjerët, sidomos kur argumentat nuk u pëlqejnë. Janë persona qënuk u pëlqen realiteti dhe që mundohen, në çdo lloj mënyre, t’i shmangen diskutimeve që sjellin me vete kritika. Mbajnë shumë mllef brenda për të tjerët, aq sa sapo u preken interesat e tyre, shpërthejnë. Fillojnë dhe i ofendojnë personat që u mbajnë inate. Kjo gjë sigurisht i dëmton marrëdhëniet që ndërtojnë me të tjerët. Ka ardhur koha të kujdesesh më tepër për veten dhe të përmirësosh aftësitë vetëkontrolluese, pasi kjo gjë do të ndihmojë shumë të mbash gjallë marrëdhëniet që ndërton me të tjerët.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zyrtari perëndimor tregon se si po dështon plani i Rusisë për okupimin e Ukrainës

Story i radhës

BE sanksionon 26 zyrtarë rusë për agresion ndaj Ukrainës

Të fundit nga

ShkoLartë