“Miku im, kur të kthehësh një ditë nga lufta, do ishte mirë që në jetë ashtu si në gosti, të mos ngelësh as i etur, as i dehur dhe as i uritur.” (Aristoteli)
Në të kundërten, nëse i deshironi paqën dhe pajtimin me armikun e moçëm dhe gjakatar, atëherë para se të vendosni për të firmosur ose nënshkruar për paqën dhe pajtimin, përgatituni për luftë….!
Apo,”si vis pacem, para bellum”, si thonin dikur romakët e lashtë.
Thonë se shpirti i heroit, dëshmorit, ushtarit ose luftëtarit të rënë në fushën e nderit, fluturon në qiell, ndërsa veprat, heroizmi dhe sakrifica e tij, jetojnë në tokë dhe shkruhen në libra ose romane.
Ndaj, “Zoti nganjëherë është shumè me thellë dhe me pranë mendjes, zemrës dhe shpirtit të heroit ose dëshmorit të rënë në fushën e nderit ose në frontin e luftës për liri, se sa të engjëllit ose profetit. (Proverbë arabe.)
“Trimi ose heroi vdiçën ose ranë në luftë, ndërsa dezertorët, matrapazët ose profiterët e luftës, u shkuan në mort ose varrim. (Aristoteli)
Apo, “fundin e luftës e panë vetëm heronjt ose të rënët në fushën e nderit.”(Platoni)
Në instancë të fundit, sipas filozofisë dhe psikologjisë politike dhe asaj ushtarake ose luftarake: Heroi i luftës, komandanti ose strategu i njohur ushtarak ose luftarak, dhe lideri i mençur, i zgjuar, intelektual, profesional dhe intelegjent, gjithëmonë iu ikin (shmangën) fjalëve të rënda, ofendimëve, dyluftimëve ose konfliktëve të ndryshme me njëri tjetrin, sepse gjithëmonë mund të mësojnë, kuptojnë dhe përfitojnë nga njëri tjetri.
Në të kundërten, mëse tepërmi premtojnë, flasin, bërtasin, ulurojnë ose bëjnë zhurmë pikërisht ata që nuk kanë se çka (çfarë) të japin, apo që nuk kanë dhënë kurrë asgjë.
U mor vesh se heronjt e kthyer nga lufta, janë si muratorët ose minatorët që dalin nga një kala ose galeri e shembur…Duan të marshojnë kundër gënjeshtrës, egoizmit ,tradhètisë, pabesisë dhe padrejtësisë që u troket në zemër dhe dikund thellë në shpirtë….
Ata hoqën mundime që i lanë pas, por ata edhe u mashtruan dhe tradhëtuan aq keq e pabesishtë më pas.
Ata nuk i mashtroi veç toka, qielli, cigarja, pema, manushaqja, trendafili, buka, kripa, sofra…Por, edhe populli, shteti dhe liria për të cilët luftuan, u përpoçën, sakrifikuan ose përgjakën dikur!
…!
Shumë të tjerëve u mbetën plagët, dhimbjet, pija ,përbuzja ,mohimi, cinizmi, injoranca, arroganca, dëshpërimi ,pafuqia…
Koha e njerëzve të mëdhenj dhe ëndrrave burrërore ose kalorsiake iku e shkoi në pakthim….
Ata u plakën të thinjur ose bënë xhog nga pritja.
Shumë prej tyre nuk e pritën as pensionimin ose pleqërimë e merituar.
Vdiqën ose u paraburgosën të përbuzuar, mallkuar, demonizuar, satanizuar dhe harruar nga renegatët, dezertorët ose ish aleatët e ndryshëm “natyror” ose “historik”!
I mori me vete koha e pakohë.
Historia e njohur mbi Gaj Julie (Julian) Cezarin e Romës së lashtë-Antike, pos tjerash na mëson se edhe njerëzit, heronjt ose komandantët më të shquar në fushën e nderit ose frontin e luftës, pasi t’i kryejnë ose përmbushin të gjitha obligimët ose aktivitetët e tyre luftarake ose ushtarake, mund të bëhen vegla ose instrumente të thjeshta, të parëndësishme dhe të pavetëdijshme në duart e shtetit, pushtetit dhe gjyqësisë ose prokurorisë.
Jul Cezari i cili e mbante vetën për pjesëtar ose trashegimtar të klanit të lartë të zotërave ose patrikëve të Romës, siç ishin Marsi, Jupiteri, Juliani, Aureli, Rea Silvia, Lavinia, e ëma (nëna) e tij, Aurelius Cott etj…mori pjesë në to dhe i fitoi shumë luftëra ose beteja ushtarake, por jo edhe luftën politike ose juridike me Mark Junius Brutin dhe klanët e tij në senatin ose forumin e Romës.
Ndonëse, Jul Cezari, të cilit i vdiç i ati (babai) shumë herët (kur ishte vetëm 8 vjeç) edukatën dhe mësimët kryesore i mori nga e ëma (nëna) e tij, Aurelius Cot dhe pedagogu i shquar i asaj kohe Mark Anton Ginfoni, nga të cilët i mësoi shkrim-lëximin, retorikën, oratorinë, teknikën, taktikën dhe strategjinë e njohur ushtarake (luftarake), politike, diplomatike etj. E sidomos dëgjimin me vemendje optimale ose maksimale të bashkbiseduesve dhe këshillave të tyre.
Në këtë prizëm, njeriu (qoftë ai luftëtar i lirisë ose komandat, lider i lartë shtetror ose naciinal, fabrikant ose kapitalist, intelektual kulimanant ose akademik etj.): I ngjanë pemës ose perimës në kuptimin e asaj se të tjerët e duan, e çmojnë, nderojnë, ia kanë frikën, e admirojnë, himnizojnë, valorizojnë dhe glorifikojnë përsa kohë që është i mbuluar ose sto, isur me frutët (frytët) ose kurorën e pushtetit, karierës, pasurisë, famës ose lavdisë…Por, sapo t’i bien frutat ose “kurora” e pushtetit, karierës, pasurisë, famës ose lavdisë së dikurshme…Njerëzit fillojnë të ikin ose largohen prej tij, në kërkim të pemëve ose perimëve me të freskëta dhe me të mira.
Ndaj, të kemi kujfes me ofendimet ose fjalët e rënda!
E sidomos atëherë kur nuk kemi asgjë të mençur dhe me vlerë, për të shkruar ose për të thënë.