Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut nis disa aktivitete për promovim dhe afirmim më të madh të përfitimeve të ndërmjetësimit. Në këtë, siç kumtojnë, ajo mbështetet institucionalisht nga Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) – grupacion i Bankës Botërore.
“Në kushte të çrregullimit të likuiditetit të kompanive, me qëllim për të racionalizuar kostot e tyre, ruajtjen e marrëdhënive të mira të biznesit me partnerët dhe parashikueshmëri më të madhe të ngjarjeve në periudhën e ardhshme, si një nga mjetet më të favorshme për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve aktuale apo të ardhshme të shoqërive, veçanarisht rekomandohet shfrytëzimi i ndërmjetësimit. Është e nevojshme të veprohet për të përforcuar besimin e bashkësisë të biznesit në ndërmjetësim, i cili përveç promovimit të përfitimeve (efikasitet, ekonomik, besueshmëri e procedurës, etj.), kërkon promovimin dhe përfshirjen e të gjithë institucioneve të tjerëve që kanë interes për ta mbështetur ndërmjetësim përmes fushatave të ndryshme, media/intervista/performanca, ndërmjetësim falas, përmes tryezave të rrumbullakëta, për të parë përfitimet e ndërmjetësimit, ndërmjetësim pilot falas sipas sektorëve dhe të ngjashme”, theksojnë nga Oda Ekonomike.
Duke potencuar se pse procedura e ndërmjetësimit është e dobishme, Oda Ekonomike sqaron se në proces nuk ka fitues dhe humbës, nuk ka imponim të zgjidhjeve dhe nuk ka nevojë që në vend të palëve në procedurë të vendosë dikush tjetër.
Më 15 korrik 2016, në Odën Ekonomike të Maqedonisë u themelua Asoacioni i parë për Mbështetje të ndërmjetësimit (APM), e cila është e para e këtij lloji në vend. APM deri më tani ka organizuar më shumë se 40 seminare falas mbi përfitimet e ndërmjetësimit për komunitetin e biznesit dhe ka mbuluar më shumë se 1.000 pjesëmarrës, përfaqësues të kompanive dhe palë të tjera të interesuara.
Ligji i ri për Ndërmjetësimin në RMV është në fuqi që nga 4 janari 2022 dhe synimi është afrimi i vendit me BE-në, e cila në raste të zgjedhjes së konflikteve dhe situatave kontestuese vë theksin në zgjidhjen alternative të kontesteve dhe ndërmjetësimin si njera prej tyre.