obsh rreziku nga hantavirusi mbetet i ulet 69fee266a86eb

OBSH: Rreziku nga hantavirusi mbetet i ulët

May 9, 2026
1 minut lexim

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi sot se rreziku për popullatën e përgjithshme nga hantavirusi mbetet shumë i ulët, ndërsa vendet po përgatiten të riatdhesojnë pasagjerët e bllokuar në anijen turistike “MV Hondius”, ku shpërtheu sëmundja vdekjeprurëse.



Tre pasagjerë të anijes, një çift holandez dhe një grua gjermane, kanë humbur jetën, ndërsa disa persona të tjerë janë infektuar me virusin e rrallë që zakonisht transmetohet nga brejtësit.

Autoritetet konfirmuan se rastet pozitive lidhen me variantin “Andes”, i vetmi lloj hantavirusi që mund të transmetohet nga njeriu te njeriu.

Zëdhënësi i OBSH-së, Christian Lindmeier, tha se virusi nuk duket të përhapet lehtësisht mes njerëzve. Ai theksoi se në disa raste edhe personat që kanë ndarë kabinën me të infektuarit nuk janë sëmurur, gjë që sipas tij tregon se ngjitshmëria është e kufizuar.

OBSH-ja konfirmoi se një stjuardesë e kompanisë ajrore holandeze KLM, e cila kishte pasur kontakt me një pasagjere të infektuar dhe kishte shfaqur simptoma të lehta, rezultoi negative për hantavirusin.

“Ky është një lajm i mirë”, tha Lindmeier, duke shtuar se situata nuk i afrohet nivelit të përhapjes së Covid-19.

Anija “MV Hondius” pritet të mbërrijë të dielën në Tenerife, ku pasagjerët do të transferohen me mjete të posaçme drejt aeroportit për t’u kthyer në vendet e tyre.

Autoritetet spanjolle kanë bërë të ditur se anija nuk do të lejohet të ankorohet drejtpërdrejt në port.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

nga opinioniste ne konkurrente e ferma vip kush jane dy gazetaret qe u bene pjese e gares 69fec946429fb
Lajmi i mëparshëm

Nga opinioniste në konkurrente e Ferma Vip, kush janë dy gazetaret që u bënë pjesë e garës

berisha ndrejaj vaksina kunder fruthit nuk shkakton autizem komplikimet nga kjo semundje mund te jene serioze 69fee34a40770
Lajmi i radhës

Berisha-Ndrejaj: Vaksina kundër fruthit nuk shkakton autizëm, komplikimet nga kjo sëmundje mund të jenë serioze

Të fundit nga

VIDEO/ Pentagoni publikoi dokumentet mbi UFO-t

Të paktën gjashtë raportime për pamje të objekteve fluturuese të paidentifikuara (UFO) në Greqi janë përfshirë në dosjet e publikuara nga Pentagon mbi fenomenet ajrore të pashpjegueshme në mbarë botën. Dosjet janë
ShkoLartë