OBRM-PDUKM kërkon dorëheqjen e Arsovskës

October 20, 2022
1 minut lexim

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, sot ka kërkuar dorëheqjen e kryetares së Bashkisë së Shkupit Danella Arsovska, të cilën e quajnë të paaftë.

Nga kjo parti thonë se “për shkak të saj mijëra familje kanë mbetur pa paga, ndërsa miliona pa transport publik në kryeqytet”.

Nga OBRM-PDUKM thonë se “derisa Arsovska flet me veten se kush është fajtor, Ndërmarrja Transportuese Publike po fundoset”.

“Arsovksa është futur në histori si kryetarja më e paaftë edhe e vetmja të cilës i është bankrotuar ndërmarrja. Ajo duhet të jep dorëheqje pasi është e paaftë dhe i ka mashtruar shkupjanët”, thonë nga OBRM-PDUKM.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Striedinger është shefi i ri i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë austriake

Story i radhës

Vrasja është një krim që lë gjithmonë gjurmë

Të fundit nga

Merr ofertën që nuk e refuzon dot

Aventurës së Casemiro tek Manchester United duket se i ka ardhur fundi. Sipas The Times, braziliani ka njoftuar klubin se kërkon të largohet brenda këtij muaji. Casemiro do të transferohet në Arabinë
ShkoLartë