Obligimi kushtetues i kryeministrit Rama

November 10, 2022
min lexim

Të gjithëve na kujtohet ai takimi i parë (që quhej historik)në mes të Kryeministrit shqiptar Edi Rama me ish Kryeministrin serb(tash kryetar i shteti serb) Aleksandër Vuçiq. Dhe ai entuziazmi që na përfshiu të gjithëve kur në mes të Beogradit Rama i pat thënë Vuçës se: Kosova është e pavarur dhe atë pavarësi duhej ta njihte edhe Serbia!

Vuçja qe skuqur si speci mbase nga inati që kryeministri shqiptar kishte guxuar që në selinë e tij të kërkonte njohjen e Pavarësisë së Kosovës.

Të gjithë atyre që e kanë parë dhe dëgjuar atë ngjarje ju kujtohen edhe se si e patën mbuluar djersët deri sa fliste ish kryeministri serb. Ajo që nuk dihet janë ato djersë që i shkonin rrëke, nëse i dilnin nga inati apo nga frika.

Ndërkaq kthimi i kryeministrit Rama në atdhe ishte pritur me ovacione të ligjshme, saqë dikush e kishte quajtur edhe Hero kryeministrin Rama!

Me atë veprim të tij kryeministri Rama kishte nxitur simpatinë ndaj vetës së tij sidomos tek shqiptarët e Kosovës, të cilët të ekzaltuar nga ai fjalim, kryeministrit Rama i atribuonin rolin e heroit dhe trimit të papërsëritshëm!

Por vitet ikën dhe kryeministri Rama sikur ndryshoi tërësisht dhe sikur e harroi atë fjalimin e tij historik.

Nisi të vëllazërohet me Vuçiqin dhe ra në rrjetin e tij, nga i cili rrjet nuk po gjen shteg që të dalë. Apo mbase ajo më e keqja, nuk po do që ta gjejë atë shteg.

Ka ditë e javë që Vuçiqi dhe shteti i tij, Serbia është hedhur në sulm të përgjithshëm kundër shtetësisë së Kosovës, dhe në çdo takim qoftë kombëtar serb apo ndërkombëtar Vuçja deklaron se Kosova është pjesë e shtetit serb dhe se kështu do të jetë për jetë të jetëve?!

Kështu Vuçja deklaroi edhe dje, derisa i dekoronte ish udhëheqësit serbë, ish-pjesëtarë të policisë së Kosovës, të cilët kishin veshur uniformën e policisë së Kosovës dhe po me urdhrin e tij e zhveshën atë uniformë në fund të javës që lamë pas?

Përveç kësaj duke i dekoruar Vuçja do t’i përgëzonte për punën që kishin bërë në “Kosovën e Metohinë serbe”?!

Besojmë se këto deklarata të Vuçës do t’i ketë dëgjuar edhe Edi Rama. Nëse jo ai vetë, deklaratat e Vuçes do t’i kenë dëgjuar këshilltarët e tij të shumtë. Dhe ata, pra ,këshilltarët e tij do t’ia kenë transmetuar ato deklarata të Vuçes, shefit të tyre, Edit!

Veçse Edi, ai heroi i disa viteve të mëparshme në mes të Beogradit, tash në Tiranë sikur i ka mbyllur veshët dhe nuk e flet asnjë fjalë as për as kundër Vuçes. A thua përse?!

Të jetë futur në rrjetin e Vuçes, dhe tash nuk del dot apo përse?!

Me heshtjen e tij, vizavi Vuçes, kryeministri Rama sikur i bën shërbim Vuçiqit dhe Serbisë?

Apo Rama ka frikë se duke kundërshtuar Vuçen në raport me Kosovën, e lëndon “Ballkanin e hapur” që ai tashmë thuhet se ka vdekur?

Apo mos o zot kryeministri shqiptar të jetë shitur për para tek kryetari serb?!

Të gjitha këto pyetje dhe dilema duhet t’i sqarojë vetë kryeministri Rama. Ai, fundi i fundit në postin që është e ka obligim kushtetues që ta mbrojë kombin shqiptar, kudo ku ndodhet?!

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ballkani – Llapi, formacionet zyrtare

Story i radhës

“Copa Copa” nga Dafina Zeqiri dhe Alban Skënderaj publikohet të shtunën

Të fundit nga

ShkoLartë