Për shkak të punimeve të planifikuara, banorët e Obiliqit nuk do të kenë ujë të pijshëm të premten nga ora 09:30-15:00
Kjo është bërë e ditur nga KRU Prishtina përmes një njoftimi për media.
“Ju njoftojmë se për shkak të punimeve të planifikuara teknike në gypin kryesor furnizues, pasnesër 1 korrik e premte, do të ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm për konsumatorët e Obiliqit duke filluar nga ora 09:30-15:00”, thuhet në njoftim.