Facebook teston kanale audio të ngjashme me Discord

Facebook po eksperimenton me funksionalitete të reja audio për grupet. Kompania ka nisur testimet me kanalet audio të cilat do të sjellin komunikimin me Discord në bisedat në grupe.

Rrjeti social ka ofruar komunikim me audio për grupet përmes Rooms. Por ky funksion i fundit, nuk është vetëm për biseda njëherësh, por për përdorues të cilët mund të komunikojnë me njëri tjetrin në çdo moment.

Facebook është duke testuar edhe një panel anësor të ri. Aktualisht të dy funksionet janë të disponueshme vetëm për një numër të kufizuar përdoruesish por kompania synon ti bëjë të disponueshme së shpejti.

Përditësimi vjen ndërsa Facebook po përpiqet të sjellë ndryshime akoma më të mëdha për aplikacionin kryesor. Kompania po punon në një ridizajnim që do të orientojë përdoruesit përmes tek përmbajtja inteligjencës artificiale. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Putin nuk përjashton tensione të reja nëse NATO zgjerohet

Story i radhës

​Obiliqi të premten do të ketë reduktime të ujit

Të fundit nga