Obiliq, nis zbatimi i marrëveshjes që synon realizimin e punës praktike për nxënësit

December 7, 2024
1 minut lexim

Komuna e Obiliqit ka njoftuar se ka nisur zbatimi i marrëveshjes ndërmjet ShMLP “Ismail Dumoshi” dhe NPL “Kastrioti” Sh.A., që synon realizimin e punës praktike për nxënësit.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se “nxënësit e ShMLP “Ismail Dumoshi”, nën udhëheqjen e përkushtuar të mësimdhënësit të praktikës profesionale, Izet Cakaj, ishin pjesë e një aktiviteti të veçantë – dekorimi i qytetit për festat e fundvitit”.

“Ky angazhim u mundëson atyre të zhvillojnë aftësitë profesionale, të kuptojnë rëndësinë e bashkëpunimit dhe të kontribuojnë në krijimin e një atmosfere festive për komunitetin”, thuhet në njoftim.

Tutje, theksohet se “Komuna e Obiliqit është krenare për nxënësit e saj dhe shpreh mirënjohje ndaj NPL “Kastrioti” Sh.A. për bashkëpunimin e shkëlqyer”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Siri, rebelët mbërrijnë në periferi të Damaskut

Story i radhës

“Mbretëresha e dimrit”, influencerja e njohur merr vëmendjen me paraqitjen e saj

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë