“O noku po më mbysin…”, miku i Lear Kurtit tregon gjithçka ndodhi: Dha frymë në komisariat…nënës së tij po i del shpirti

October 23, 2022
min lexim

“Pash që ishin 3-4 patrulla. Dhe pash që po rrihej Leari barbarisht brenda makinës.” Kjo është dëshmia tronditëse e mikut të 32-vjeçarit të ndjerë Lear Kurti, për emisionin “Piranjat” në ABC.
Ngjarja e rëndë e së enjtes ka shokuar opinionin publik, ku 32-vjeçari Lear Kurti gjeti vdekjen në rrethana ende të paqarta në duart e policisë së shtetit. Menjëherë pas ngjarjes kishte një pafundësi alibish, që çuan në përplasje deklaratash mes institucioneve, konkretisht mes AMP dhe spitalit të Traumës. AMP pretendonte se 32-vjeçari ka ndërruar jetë në spital, por “Trauma” theksonte se tek ata i riu ka mbërritur pas asnjë shenjë jete.

Edhe vetë policia ishte konfuze në deklaratat e publikuar lidhur me këtë ngjarje të rëndë. Fillimisht, u tha se viktima kishte gëlltitur një dozë me kokainë, ndërsa më pas tha se ishin dy doza.

Por çfarë ka ndodhur në të vërtetët atë natë? Emisioni “Piranjat” ka marrë versionin e dëshmitarit okular në këtë ngjarje të rëndë.

“Dëgjova, fjalët shpejt, shpejt se iku. E kanë shoqëruar vetë në spital. Leari ka mbaruar brenda në Komisariat. Në spital ka shkuar i vdekur.” thotë miku i Lear Kurtit.

Ky person është dëshmitari kyç i kësaj ngjarje të rëndë, pasi ai ishte me viktimën deri në çastet e fundit të jetës së 32-vjeçarit. Ai tregon atë që përjetoi minutë pas minute.

“Unë isha me Learin atë natë. E kam takuar dy orë para ngjarjes dhe e lash tek ish-Filanto. Unë do të ikja për punët e mia dhe ai do ikte në punët e tij. Pastaj do të shkoja ta merrja prapë, se Leari ka ndenjur gjithmonë me mua. Dhe në momentin që po kaloja aty përball me spitalin në Laprakë, pashë që ishin 3-4 patrulla po rrihej Leari barbarisht brenda makinës.” shtoi shoku i viktimës.

Duke rrëfyer momentet e fundit që ishte gjallë Lear Kurti, miku i tij që pa gjithçka tregon fjalë e fundit:

“Tha: O noku lajmëro dikë se po na mbysin. Aty ka pasur kamera por nuk e di kush mund t’i ketë.”

“Filmimet janë aty 100% e sigurt. Çfarë po bëni se është me sëmundje toke u thash. Edhe më thanë “kush je ti”. Shoku i vetë u thash unë. Një nga policët tha “pse e lini të flasë ky ?”. Ça ju dhimbset ?” “Shoqërojeni dhe këtë”” tregon dëshmitari.

Ndërkohë miku i Learit thotë për “Piranjat” se një efektive policie e kishte ofenduar për shkak të origjinës.

“Jemi shoqëruar të dy njëkohësisht. Leari ishte në makinën e policisë unë isha me timen se makinën e kishte efektivi i policisë. Ajo policja më tha “edhe kuksian edhe gangster”. Ti je femër i thashë unë. As nuk po të ofendoj dhe as nuk po them gjë. Thjeshtë po them që djali ka këtë lloj problemi, mos e prekni. Sepse do t’ju ngeli në dorë dhe ashtu ndodhi.” tha i riu.

I riu tregon se në vendin e ngjarjes ka mbërritur në momentin kur policia e kishte kapur Lear Kurtin.

“I kam marrë vesh në komisariat detajet. Ai ju paska ikur 30 metra me vrap. Por 30 metra me vrap kushdo që të ishte po të kishte edhe një Kg do ta hidhte. Ata duan të mbulojnë policinë.” tha miku i të ndjerit.

Ndërkohë ai tregon se nëna e Lear Kurtit po kalon një periudhë shumë të vështirë ku përpos vdekjes së djalit duhet të dëgjojë edhe alibi të shumta rreth ngjarjes.

“E ëma vetëm atë djalë ka pasur dhe duke dëgjuar të gjitha këto, që po jepen jo ju gjet drogë jo përdorues droge. Asaj po i del shpirti.” tha i riu.

Mes të tjerash ai tregon se i ka parë policët teksa dhunojnë me shkelma dhe me grushte Learin.

“Me shkelma me grushta e kanë goditur. Me numër tamam nuk e di por dy, tre patjetër. Një nga policsët që ishte djalë i ri, 20-22 vjeç ishte gangster jo polic”

“E them sepse ai tha, ju nuk më njihni mua. Unë i thash që je polic me uniformë. Mund të jesh kushdo, je polici i shtetit je për ta na mbrojtur jo për të na sulmuar.”

“Learti ishte në pranga dhe nuk ka bërë rezistencë fare. Për pjesën e epilepsisë e kam marrë vesh para dy javësh. Kur i ndodhi, e kemi dërguar në spital”

Duke treguar për marrjen në pyetje i riu theksoi se ka pasur edhe një rrëfim për drejtorin e AMP Ardi Veliu.

“Këtë pyetjet ma bëri edhe drejtori i AMP, Ardi Veliu, dhe më tha nëse kam parë që makina mund të ketë patur lëkundje.? Unë i thash që rrugët tona janë të gjithë gropa”

I riu ka parë edhe momentet e fundit të Lear Kurtit, duke thënë se atij nuk iu dha ndihma e duhur për ta shpëtuar.

“3-4 minuta mbrapa kur kam mbërritur në komisariat. Nuk kam fol dot se Leari ka qenë i shtrirë dhe pa ndenja. Po përpëlitej. Më mbyllën derën. Nuk i kanë dhënë asnjë lloj ndihme. Dëgjova “shpejt, shpejt se iku. U alarmua i gjithë komisariati… iku Leari.”

“Po, aty ka dhënë shpirt në komisariat.” Shpirti i ka dalë brenda rajonit të policisë së komisariati numër 3. E njoh shumë mirë shokun tim. Sigurisht mund t’i ketë fol me tone të ashpra dhe këta mund të jenë acaruar dhe mund të kenë gjuajtur. Ama duhet ta pranojnë”

“Këta nuk prekin në fytyrë as në kokë por nga brinjët.”

I riu ka parë edhe momentet e fundit të Lear Kurtit, duke thënë se atij nuk iu dha ndihma e duhur për ta shpëtuar.

“3-4 minuta mbrapa kur kam mbërritur në komisariat. Nuk kam fol dot se Leari ka qenë i shtrirë dhe pa ndenja. Po përpëlitej. Më mbyllën derën. Nuk i kanë dhënë asnjë lloj ndihme. Dëgjova “shpejt, shpejt se iku. U alarmua i gjithë komisariati… iku Leari.”

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

A mund të ketë marrëveshje me ata që s’duan të mirremi vesh?

Story i radhës

​Zgjedhjet presidenciale në Slloveni: Logar e Musar shkojnë në raundin e dytë

Të fundit nga

Zhegrova kërkohet me ngulm në Serie A

Juventus dhe Roma janë dy klubet që kanë shfaqur interes më të lartë për të transferuar sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës që aktivizohet te Lille, Edon Zhegrovën. Sipas raportimeve të medieve italiane
ShkoLartë