Nxënës të dhjetë fshatrave të Sarajit të premten do të protestojnë për shkak mungesës së autobusëve me numër 56 dhe 56A. Këtë ka njoftuar Yll Rustemi nxënës i gjimnazit “Saraj”.
Ai u bën thirrje të gjithë nxënësve t’i bashkëngjiten protestës me qëllim që të zgjidhet problemi me mungesën e transportit publik.
Nxënësit janë të detyruar që me dyer të hapura të ndërsa brenda në autobus mezi merret frymë. Ata kanë kanë dërguar kërkesë deri te Ndërmarrja publike e Qarkullimit që autobusi me numër 56 të shpeshton linjat por deri më tani nuk kanë përgjigje.
Edhe pse sipas orarit autobusi me numër 56 duhet të kalojë dhjetë shtarat e Sarajit çdo një orë por shpesh herë ndodh që të vonohen dy apo më tepër orë. Kërkuam prononcim nga Ndërmarrja publike por prej aty na thanë që nesër do të përgjigjen se a do të shpeshtohet kjo linje.