Nxehtësi dhe thatësirë ekstreme, ndodh fenomeni i pazakontë – flasin ekspertët

1 minut lexim

Alarm në Romë për shkak të zjarreve që kanë përfshirë rrethinat e kryeqytetit. Një vatër e madhe ka përfshirë një zonë të pyllëzuar në Aurelia, pranë një kampi veror. Flakët kanë djegur disa kapanonë industrialë brenda të cilëve ndodheshin bombola gazi, të cilat më pas kanë shpërthyer.

Të paktën 35 persona janë intoksikuar nga tymi, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu u evakuuan dhe disa familje.

Vatra tjetër e madhe e zjarrit është ende aktive në zonën Kasaloti. Flakët përfshinë dy pallate, një prej të cilëve u dëmtua rëndë.

Sipas ekspertëve zjarret janë ndihmuar nga era dhe temperaturat e larta që kanë përfshirë Romën në ditët e fundit.

Për shkak të tymit të shkaktuar nga zjarret disa avionë që do të uleshin në Ciampino u ulën në Fiumicino.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kapet parcela me kanabis në Vuno të Himarës, dy “pronarët” në pranga

Story i radhës

Zbulohen detajet shokuese! Burri 79-vjeçar e vrau në mes të restorantit, këngëtarja kishte 2 muaj që përpiqej të…

Të fundit nga