Nvidia humbet miliarda dollarë ndërsa AMD lulëzon

min lexim

Tre mujori i dytë i Nvidia zbuloi se kompania kishte humbur 1 miliardë dollarë të ardhura që prej vitit të kaluar sipas numrave të publikuar ditën e sotme.

E gjitha kjo ndodhi ndërsa AMD rriti biznesin me mbi 1 miliardë dollarë. Nvidia raportoi 2.04 miliardë dollarë të ardhura nga gaming për gjysmën e parë të 2022, një rënie e ndjeshme nga 3.06 miliardë dollarë një vit më parë.

Është një rënie me 33%. “Produktet tona gaming shënuan rënie të madhe ndërsa hymë në tre mujorin e dytë të vitit,” tha themeluesi dhe CEO i Nvidia Jensen Huang.

Ai fajësoi krizën e çipeve dhe paqartësinë makroekonomike sot në botë. Megjithatë këto faktorë si duket nuk kanë ndikuar AMD biznesi gaming i të cilëve ka shkëlqyer. Kompania raportoi të ardhura prej 6.6 miliardë dollarë, ku 1.7 miliardë dollarë vinin nga gaming. Tashmë ky divizion është i dyti më fitimprurësi për kompaninë pas procesorëve kompjuterikë.

AMD ka një avantazh ndaj Nvidia kur flasim për shitjet në industrinë gaming falë bashkëpunimit me Microsoft, Sony dhe Asus.

PlayStation 5 dhe Xbox Series kanë grafika AMD. Edhe laptopët gaming kanë shënuar rritje dhe më popullorët ishin ato me grafikat Radeon.

Por Nvidia dominon sektorin ekstrem gaming që përkthehet në çmime të larta. Nvidia RTX 3090 Ti, një prej kartave grafike më të fuqishëm në treg kushton afro 2 mijë dollarë.

Edhe pse nuk është e qartë arsyeja e humbjes së Nvidia, formula fituese e AMD po provon një sukses. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tunizi: Kushtetuta e re nxit dyshime për një të ardhme të pasigurt

Story i radhës

Zërat për kushte të reja nga Sofja, MPJ: Vetëm protokolli, mohojmë spekulimet

Të fundit nga