Nuza ndan drejtësinë në ndeshjen Ludogorets-Spartak Trnava

September 19, 2023
1 minut lexim

Për herë të dytë që nga debutimi i tij në arenën evropiane, Genc Nuza do të ndajë drejtësinë në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.

Në fakt, UEFA ia ka besuar Nuzës ndeshjen ndërmjet skuadrës bullgare, Ludogorets dhe asaj sllovake, Spartak Trnava, në kuadër të Grupit H, e cila zhvillohet të enjten në Razgrad, në orën 18:45.

Nuzës do t’i asistojnë Bujar Selimaj e Fatlum Berisha, derisa gjyqtar i katërt do të jetë Erdall Zasella.

Ndërkaq, në VAR do të jenë gjyqtarë zviceranë.

Të rikujtojmë se Genc Nuza është i përfshirë edhe në programin “Mentor&Talent”, ku janë të përfshirë 20 gjyqtarët më perspektivë evropianë për edicionin 2023/24.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Racizëm në Gjermani: Sintit dhe romët kudo në rrezik

Story i radhës

Vidhnin energji elektrike, OSHEE padit 6 biznese në Theth

Të fundit nga

Salah e thyen rekordin e madh në Premierligë

Liverpooli po shkon sigurt drejt titullit të kampionit në Premierligë. Të kuqtë nga Merseyside mposhtën 3:1 në “Boxing Day” Leicesterin, në kuadër të javës së 18-të në elitën e futbollit anglez. E
ShkoLartë