Nuredini:Do të finansohen projekte infrastrukturore në Komunën Gazi Babë, Haraçinë dhe Bogdancë

min lexim

Në seancën e sotme të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me propozim të ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, u miratua informacioni për prokurimin publik shumëvjeçar për financimin e aktiviteteve për ndërtimin e kanalizimit fekal në vendbanimin Straçincë, Komuna Gazi Babë, informacioni për financimin e aktiviteteve të Projektit – Rregullimi i një pjese të kanalit qarkor në vendbanimin Haraçinë, komuna e Haraçinës, si dhe informacioni për financimin e aktiviteteve për rindërtimin e sistemit të ujësjellësit në Bogdancë, komuna e Bogdancës.
Këto projekte janë pjesë e programit investues të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në pjesën e financimit të projekteve për ujësjellës dhe ndërtimin e kanalizimit primar dhe dytësor, dhe janë në përputhje me prioritetet strategjike të MMJPH-së për zhvillimin e një infrastrukture moderne dhe funksionale ujore, mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe ngritjen e nivelit të zhvillimit social dhe cilësisë së jetës në të gjitha komunat e vendit tonë.
Pas zbatimit të të gjitha procedurave të mëparshme përgatitore, do të vijojë procedurë tenderimi për përzgjedhjen e kontraktorit dhe fillimin e punimeve për realizimin e projekteve të lartëpërmendura.

Story i mëparshëm

Në Strumicë përballen skuadrat shqiptare, derbi i Kampionatit të Maqedonisë së Veriut 

Story i radhës

Kriza energjetike/ A do ta ndërpresë ndriçimin publik Qyteti i Shkupit? Përgjigjet Arsovska

Të fundit nga