Me kënaqësi të veçantë publikuam lajmin se shtatë kontejnerët e parë me HCH të pastër, secili me peshë prej 22-26 tonë, dje pasdite dolën nga Ohisi dhe u nisën për në portin e Selanikut nga ku do të nisen për në Francë.
Me këtë filloi transportimi i mbeturinave të rrezikshme historike nga deponija e vogël nga ish-gjigandi industrial Ohis.
Ashtu siç iu kushtua vëmendje e veçantë sigurisë së vetë procesit të gërmimit të lindanit dhe izomerëve të tij të depozituar në deponinë e vogël të ish-gjigantit Ohis, po ashtu i koordinuar, i saktë dhe jashtëzakonisht i kujdesshëm, me një përkushtim të veçantë të profesionistëve me përvojë që e njohin punën e tyre deri në detaje, u krye përgatitja për transport, e cila përfshin paketimin dhe ngarkimin dhe vetë transportin.
I gjithë procesi u zhvillua me kujdes dhe respekt të veçantë për Rregulloren Ndërkombëtare për transportin ndërkufitar të mbeturinave të rrezikshme sipas Konventës së Bazelit dhe tani më e rëndësishmja është që kjo dërgesë të arrijë e sigurt në destinacionin përfundimtar.
Në periudhën e ardhshme, 20 kontejnerë të tjerë do të ngarkohen dhe transportohen nga shteti, duke i përfunduar aktivitetet e mbuluara nga projekti GEF që zbatohes përmes UNIDO-së. Mirëpo, gërmimi do të vazhdojë në vazhdimësi me përdorimin e mjeteve nga Fondi Multi-Partneritet për Mjedisin Jetësor i krijuar posaçërisht për pastrimin e ndotjes në rrethin e OHIS në bashkëpunim me UNOPS.