Nuredini: Mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të rajonit të Ohrit duhet të ngrihet në një nivel më të lartë

April 27, 2022
min lexim

Në përputhje me detyrimet e vendimit të fundit të Komitetit të Trashëgimisë Botërore UNESCO-s (Fuzhou, Kinë korrik 2021) dhe hapat dhe detyrimet e dakorduara të Deklaratës së Përbashkët të Komisioneve Kombëtare për UNESCO-n e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë (korrik 2021), sot në Pogradec u zhvillua takim i përbashkët pune në nivel politik mes dy vendeve ku morën pjesë ministrat e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Mirela Kumbaro Furxhi dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, si dhe kryetarët e katër komunave: Pogradec, Korçë, Ohër dhe Strugë dhe ekspertë që punojnë drejtëpërdrejtë në procesin e mbrojtjes së Trashëgimisë natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit – Trashëgimia Botërore e UNESCO-s.

– Nga takimi presim vendosjen e punës së rregullt të Komitetit të Menaxhimit Ndërshtetëror, në përputhje me marrëveshjen e vitit 2005, krijimin e një sekretariati të përhershëm të përbërë nga ekspertë përkatës nga të dyja palët, si dhe angazhimin dhe gatishmërinë e të dy vendeve për përgatitjen e një Planit ë Përbashkët Strategjik Rehabilitimi i cili duhet të dorëzohet deri tek Qendra e Trashëgimisë Botërore jo më vonë se 1 shkurt 2023. Duhet gjithashtu të përgatiten raporte të përbashkëta të progresit të të dy vendeve, si dhe veprime të përbashkëta politike/diplomatike nga Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – tha ministri Nuredini në fjalën e tij hyrëse, duke shtuar se natyra nuk ka kufij dhe është e një rëndësie thelbësore vendosja e bashkëpunimit në të gjitha nivelet – qendror, lokal, ekspert për tejkalimin e sfidave dhe për të gjetur zgjidhje për të ruajtuar statusin e rajonit të Ohrit si trashëgimi kulturore dhe natyrore botërore.

Në takim u konfirmua qëndrimi se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë plotësisht të vetëdijshme për trashëgiminë e jashtëzakonshme që të dy vendet ndajnë me njëri-tjetrin, por edhe me botën, dhe me vendosmëri janë përkushtuar për ta bërë trashëgiminë e vetme ndërkufitare të Ballkanit Perëndimor një model praktike të mirë dhe për të treguar me veprime konkrete se si kujdesi për një trashëgimi të përbashkët natyrore dhe kulturore mund të kontribuojë në nxitjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit të ngushtë në ndërtimin e një rajoni më të mirë, një botë më të mirë për të gjithë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

SASHK-u dorë e zgjatur e VMRO-së, lë nxënësit pa mësim

Story i radhës

KSI rekomandon heqjen e të gjitha masave anti Covid

Të fundit nga

ShkoLartë