Numri i vizitorëve të huaj në Türkiye rritet me rreth 85 për qind në janar-nëntor

December 23, 2022
1 minut lexim

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara, numri i turistëve të huaj që vizituan Türkiye-n u rrit me 84,8 për qind në bazë vjetore, duke arritur në 42.2 milionë në periudhën janar-nëntor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Të dhënat e Ministrisë turke së Kulturës dhe Turizmit tregojnë se kjo shifër në periudhën janar-nëntor të vitit 2020 ishte 12 milionë dhe 22.8 milionë në vitin 2021 në mes të pandemisë COVID-19.

Istanbuli, metropoli i Türkiyes dhe më i madhi për nga popullsia, ishte qyteti që tërhoqi më së shumti vizitorë të huaj, duke tërhequr 14.7 milionë turistë.

Ai u pasua nga qyteti turistik Antalya me 12.6 milionë vizitorë, ndërsa Edirne, një qytet në veriperëndim të Türkiyes në kufi me Bullgarinë dhe Greqinë, mirëpriti 4.3 milionë turistë.

Me 5.5 milionë gjermanët përbënin 13 për qind të numrit të përgjithshëm të vizitorëve të huaj, të ndjekur nga rusët me afro 5 milionë, britanikët 3.3 milionë, bullgarët 2.6 milionë dhe iranianët me 2.2 milionë.

Kur numrit i shtohen edhe shtetasit turq që jetojnë jashtë, shifra 11-mujore shkon në 47.6 milionë.

Vetëm në nëntor, vizitat e jashtme në Türkiye u rritën me 44,6 për qind në bazë vjetore në 2.6 milionë. Të parët ishin shtetasit rusë me 312.486, të ndjekur nga bullgarët (232.709), gjermanët (207.340), iranianët (154.643) dhe gjeorgjianët (151.057).





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​KE miraton ndihmën për kompanitë e gazit në Poloni

Story i radhës

Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së publikon raportin përfundimtar lidhur me bastisjen e Kongresit

Të fundit nga

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë