​KE miraton ndihmën për kompanitë e gazit në Poloni

Komisioni Evropian ka miratuar skemën e Kornizës së Përkohshme të Krizave, prej 3 miliardë eurosh për të mbështetur kompanitë aktive në tregun e gazit në Poloni, në kuadër të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Sipas KE-së, skema do të përfshijë kompanitë e vogla dhe të mesme (NVM-të) dhe kompanitë e mëdha aktive në tregun polak të gazit, veçanërisht shitësit dhe subjektet që janë ligjërisht të detyruar të shesin gaz natyror në tregun e shkëmbimit të gazit.

Institucionet e kreditit ose institucionet e tjera financiare janë të përjashtuara nga skema.

“Sipas kësaj mase, ndihma do të marrë formën e kredive të subvencionuara. Mbështetja do të jepet dhe administrohet nga Banka Gospodarstwa Krajowego (BGK)”, tha KE.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kuka: Përkushtim e sakrificë që po shpaguhet dita ditës 

Story i radhës

Numri i vizitorëve të huaj në Türkiye rritet me rreth 85 për qind në janar-nëntor

Të fundit nga