numri i te vdekurve mund te jete edhe me i larte demonstratat ne iran mes 65 viktimave edhe nje 5 vjecar 6962e5e73cd99

“Numri i të vdekurve mund të jetë edhe më i lartë”/ Demonstratat në Iran, mes 65 viktimave edhe një 5-vjeçar

January 11, 2026
1 minut lexim

Të paktën 65 të vdekur dhe mbi 2,300 të arrestuar në Iran, ndërprerja e internetit dhe reagimi i dhunshëm i forcave të sigurisë

Protestat filluan si pasojë e inflacionit të lartë dhe rritjes së vështirësive ekonomike, dhe kanë shënuar sfidën më të madhe për regjimin iranian në vitet e fundit.

Numri i vërtetë i të vdekurve mund të jetë më i lartë, pasi Agjencisë së Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut thekson se është e vështirë të përcaktohet një shifër e saktë për shkak të ndërprerjes së internetit në të gjithë vendin. Ndërkohë, disa demonstrata pro-qeveritare u mbajtën në qytete të ndryshme, megjithëse nuk është e qartë se sa të mëdha ishin ato.

Dëshmitarët okularë raportojnë se forcat iraniane të sigurisë kanë vrarë dhjetëra njerëz me “pushkë ushtarake”, përfshirë edhe një 5-vjeçar. Vdekjet dhe lëndimet kanë krijuar skena kaosi në spitalet e vendit, me një grua që i tha CNN se kishte parë trupa “të grumbulluar” në një spital.

Irani nuk ka pasur internet për më shumë se 48 orë, sipas organizatës NetBlocks. Një banor i Teheranit tha se kjo ndërprerje po shtyn edhe më shumë njerëz të dalin në rrugë për të protestuar. Regjisorë të shquar iranianë kanë dënuar ndërprerjen e internetit si “mjet represioni”.

Policia iraniane ka kërkuar nga qytetarët që të mbajnë nën vëzhgim adoleshentët për shkak të raportimeve për dëmtime të pronës. Prokurori i përgjithshëm ka deklaruar se procedurat ligjore kundër protestuesve që shkatërrojnë pronën do të kryhen “pa masa të buta”.

Në Londër, një protestues u pa duke rrëzuar flamurin iranian në ambasadën e vendit dhe duke ngritur flamurin e para-revolucionit përpara turmës që protestonte jashtë ndërtesës. Ndërkohë, Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, deklaroi se Shtetet e Bashkuara mbështesin popullin iranian, ndërsa Presidenti Donald Trump përsëriti kërcënimin e tij për të sulmuar Iranin në rast se forcat e sigurisë do të vrisnin protestuesit.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nis ndertimi i aeroportit me te madh ne afrike 6962e43359a5a
Lajmi i mëparshëm

Nis ndërtimi i aeroportit më të madh në Afrikë

ame ja perditeson te dhenat disa rajone sot u perballen me vershime disa ishin te qeta 6962eb0ebfcd9
Lajmi i radhës

AME-ja përditëson të dhënat: Disa rajone sot u përballen me vërshime, disa ishin të qeta

Të fundit nga

Doli: Edhe 15 minatorë dolën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim dhe shpresë për familjarët dhe kolegët e tyre. Lajmin e ka bërë
ShkoLartë