Numri i përdoruesve aktivë të Facebook në ditë rritet përsëri

April 28, 2022
1 minut lexim

Facebook nuk humbi përdorues në 2022 edhe pse raportoi rritjen më të ulët të të ardhurave në një dekadë. Numri i përdoruesve aktivë në ditë në Facebook u rrit në 1.96 miliardë për tre muajt e parë të vitit raportoi kompania mëmë Meta.

Kjo shënoi një rikthim krahasuar me vitin e kaluar kur rrjeti social raportoi një rënie të numri të përdoruesve për herë të parë.

Ajo rënie shkaktoi humbje miliarda dollarë në vlerën e kompanisë. Që kur ekzekutivët zbuluan rënien në Shkurt, vlera e aksioneve të kompanisë thuajse është përgjysmuar.

Të ardhurat për tre muajt e parë të 2022 u rritën me 7% krahasuar me 2021, duke arritur në 27.9 miliardë dollarë.

Në tërësi fitimet e kompanisë llogariteshin në 7.46 miliardë dollarë. Por Meta përballet me probleme me Apple e cila ka imponuar rregulla të forta privatësie duke i shkaktuar humbje të mëdha në reklamim.

Meta thotë se masat e marra prej Apple mund ti kushtojnë 10 miliardë dollarë humbje në shitje reklamash këtë vit. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

8 zakone të humbjes në peshë që do t’ju mbajnë të shëndetshëm

Story i radhës

Kur ‘Ish’-at e Politikës bëjnë karshillëk realitetin shqiptar

Të fundit nga

ShkoLartë