Tenistja australiane Ashleigh Barty dhe ajo amerikane Danielle Collins janë dy finalistet e grand slam-it Australian Open, turneu që po zhvillohet në Melburn.
Barty, numri 1 në botë, fitoi 2-0 (6-1, 6-3) ndaj amerikanes Madison Keys, një ndeshje që ishte një formalitet për tenisten vendase. Ajo e dominoi sfidën në të dyja setet dhe u kualifikua brenda 60 minutash.
Për Barty kjo është hera e parë që kualifikohet në finalen e këtij grand slam, duke u bërë tenistja e parë australiane që shkon në finalen e turneut të shtëpisë.
Në gjysmëfinalen tjetër, tenistja amerikane Danielle Collins (numri 27 në botë) eliminoi polaken Iga Swiatek, numri 7 në botë. Një rezultat surprizë, pasi polakja konsiderohej favorite, por fusha tregoi të kundërtën. Collins e pati ndeshjen vazhdimisht nën kontroll, duke i fituar setet 6-4, 6-1.
Për Collins kjo është hera e parë që shkon në finalen e një grand slam në karrierën e saj dhe nuk konsiderohet favorite ndaj Barty, që do të luajë të shtunën para publikut të saj.