Numërimi drejt fundit në Lushnje, PS “kristalizon” fitoren, si renditet PD dhe “Shtëpia e Lirisë”

schedule10:14 – 7 Mars, 2022

Eriselda Sefa e Partisë Socialiste është drejt fitores për Bashkinë e Lushnjes. Deri më tani Sefa është me rezultat të thellë votash, ku ka siguruar 20 646 vota ose 58.58% të të gjithë votave të numëruara.

Deri më tani janë numëruar 152 kuti nga 157 në total. Në vend të dytë renditet Elton Bano i “Shtëpisë së Lirisë” i cili ka marrë besimin 10 940 qytetarëve, ose 31.04% të votave të numëruara.

Ndërkohë Indrit Sefa i Partisë Demokratike ka  siguruara 3661 vota, thënë ndryshe 10.39% të votave. /

Nr Kandidati për kryetar bashkie          Subjekti Mbështetës Vota                     %
1. Eriselda Sefa Partia Socialiste e Shqipërisë 20,646 58.58 %
2. Indrit Sefa Partia Demokratike 3,661 10.39 %
3. Elton Bano Shtëpia e Lirisë 10,940 31.04 %

Story i mëparshëm

Ministri britanez: Evakuimi në një shtet që po i shkatërron është një marrëzi

Story i radhës

Kush është Volodomir Zelensky, presidenti hero i ukrainës?

Të fundit nga