Nuk zgjidhet problemi Kosovë-Serbi me propozimet e klanit “Pronto”

Pa asnjë pendesë, pa fije turpi dhe ndërgjegje, sikur të mos kishin asnjë fije përgjegjësia, PDK-ja vepron karshi ngjarjeve në veri. Dihet se veriu ka ngel kështu siç është edhe për faj të dy njerëzve kryesor të saj: Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

Jo vetëm që relativizuan protestat pas lufte që synonin bashkimin e qytetit, edhe gjatë qëndrimit të tyre në pushtet nuk është se kanë bërë ndonjë gjë pozitive në këtë drejtim. Zhvillimet e fundit në veri i kujtuan PDK-së pas 23 viteve që të paraqesin 5 pika si duhet arritur deri tek arritja e marrëveshjes finale me Serbinë.

Sipas kryetarit të PDK-së këto pesë pikat janë të duhura: “1. Ruajtja e karakterit unitar të shtetit tonë sipas rregullimit aktual kushtetues, 2. Njohja formale nga pesë shtetet mosnjohëse të BE-së, 3. Nisjen e procesit të anëtarësimit në NATO, përmes pjesëmarrjes në partneritetin për paqe si hap i parë, 4. Marrjen e statusit të shtetit kandidat për anëtarësim në BE dhe 5. Njohjen e ndërsjellë në mes të Kosovës dhe Serbisë”.

Këto pesë pikat s’janë asgjë më pak se ato që janë përsëritur qindra herë nga kryeministri Kurti dhe gjithë qeveria, po ashtu edhe nga vet ShBA.

Fatkeqësisht PDK-ja bie në kontrast me vetën e saj qysh tek pika e parë. Marrëveshja e 2013 për Asociacionin të arritur nga PDK-ja ka cenuar “rregullin kushtetues të sovranitetit”, të cilin tani kërkon që ta ruaj. Edhe tek pika e dytë dhe të tjerat, është po kjo PDK-ja, që ka prolonguar zbatimin e saj. Askush s’mund të pranojë një vend në BE në korrupsionin masiv, nepotizmin dhe kapjen e drejtësisë. Aq më tepër të synohet inkuadrimi në NATO me një ushtri ende në proces.

Me pak fjalë, pesë pikat e propozuara nga PDK-ja s’janë asgjë e re dhe ndihmesë në këtë proces, për më tepër vetëm se synojnë të përligjin gabimet e tyre. Nëse do e respektonte shtetin aq sa trumbeton tani, shumë marrëveshje të dëmshme s’do të ishin bërë.

Edhe më tepër se kaq, shteti do i kishte punët më mirë, jo siç janë sot- katrahurë në çdo aspekt. Andaj, pesë pikat janë pa asnjë vlerë kur thuhen nga ata që i kanë shkelur qysh moti. PDK, s’ka asnjë kredibiliteti të jep mend për gabimet e tyre.

Story i mëparshëm

Rama reagon pas deklaratës së Kim: Nuk e zgjedh qeveria, por KLP

Story i radhës

Policia e Kosovës demanton pretendimet serbe për Dejan Pantiqin: I kemi siguruar barna

Të fundit nga