“Nuk votojmë avokatin e PD si Avokat të Popullit”, Rama: Mbajeni për vete, se keni probleme vulash

min lexim

Kryeministri Edi rama ka theksuar se Partia Socialiste nuk do të votojë kandidaturat e Partisë Demokratike për Avokat të Popullit.

Rama tha nëse grupi socialist do të kishte marë një vendim të unifikuar do ta kishte bërë tashmë të ditur, ndërsa vuri në dukje se avokati i PD nuk do t’i marrë vovat e Partisë Socialiste.

“Po e marr fjalën meqenëse sa hyra dëgjova që m’u referua dhe mua parafolësi i parafolësit, është për të ardhur keq që kjo gjuha ekstreme me mafie, me kapje me intidimime, me kriminela është bërë buka e përditshme dhe e përhershme e çdo fjalimi dhe ndërhyrje për procedurë i të gjithë bashkë me vulë pa vulë. Grupi parlamentar i PS nuk funksionon në mënyrë klandestine. Keni dëgjuar ju të marrim ndonjë vendim ne për të mbështetur politikisht ndonjëherë ndonjë figurë që vjen këtu për t’u vlerësuar nga ana e drejtësisë. Kjo është një fantazi. Është si puna e asaj offshore, ti e di që je offshore po unë nuk ta provoj dot.

Ne nuk kemi asnjë problem që tj’ua themi juve në sy atë që kemi vendosur. Nëse ne do të kishim marrë një vendim politik për të pasur një vendim të unifikuar për të votuar një kandidat apo një tjetër, do t’jua thoshim në sy. Ne nuk e kemi një vendim të tillë. Kur të vijë momenti i atij vendimi do ta shpjegojmë. Sa i përket avokatit të PD mbajeni se do ju duhet se keni problem vulash, por nuk mund ta bini këtu ta votojë Partia Socialiste si Avokat të Popullit”, tha Rama.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nussreti nuk do të jetë kurrë pjesë e kompeticioneve të mëdha sportive

Story i radhës

Marramendëse: 101,205,059 dollarë të hyra për Dua Lipen nga turneu “Future Nostalgia”

Të fundit nga