“Nuk vendosën kufizime ndaj Kinës për koronavirusin”/ Deputeti i PD-së reagon ndaj Komitetit të Ekspertëve

min lexim

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka shprehur kritika ndaj vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve për të mos vendosur kufizime ndaj udhëtarëve nga Kina për shkak të rritjes së infektimeve me koronavirus në shtetin lindor.

Në një postim në Facebook, Shehu thotë se kjo është një papërgjegjshmëri epidemiologjike, dhe sipas tij është një vendim politik.

Shehu solli si shembull SHBA-në, Japoninë dhe Britaninë e Madhe të cilat vendosën kufizime për udhëtarët nga Kina, të cilët duhet të paraqesin testin negativ të COVID-19.

Postimi i Tritan Shehut:

Papërgjegjeshmëria epidemiologjike shoqeron heqjen e rregjimit te vizave ndaj Kines! Heqja e atij rregjimi vizash eshte jo vetem i rrezikshem politikisht per vendin, por dhe i implementuar ne kohen kur rreziku epidemiologjik nga Kina po rritet shume!

Ne kete linje sot „Komiteti i eksperteve“ mori nje vendim te ngjashem politik, jo mjekesor.  I ashtuquajturi „Komitet i eksperteve“, vendosi per te mos vendosur kufizime ndaj qytetareve kineze, te arritur ne Shqiperi.

Dhe kjo ne kohen qe Kina po ballafaqohet me nje situate te rrezikeshme e ne perkeqesim epidemiologjike COVID, jo shume te qarte, ne dimensionet e shkaqet.

Flitet edhe per mutacione shtamesh, me virulence e perhapje te larte. Ne nje kohe kjo kur vende si ShBA, Italia, Japonia etj vendosin rregjimin e testit negativ ne hyrje per te ardhurit nga Kina.

Ndersa Komiteti i yne refuzon ta beje kete, duke e argumentuar edhe me deklarimin se “Britania e Madhe nuk ka vendosur nje kufizim te tille”!

Ok, por gjera jane ndryshe….

Pikerisht sot, Qeveria e Britanise se Madhe e vendosi domosdoshmerine e testit negativ Covid per te ardhurit nga Kina.

Ndersa Komiteti shqiptar kerkon te bazohet vetem te vaksinimi i tyre. Por edhe kjo pa percaktuar se per cfare lloj vaksinash behet fjale….

Ato kinezet, qe u perdoren spekullativisht edhe ne vendin tone te pa certifikuara nga EMA, po konsiderohen si nje nga shkaqet e rishperthimit te epidemise ne Kine.

Sepse efekti i tyre gjykohet shume i ulet, pra popullesia nuk eshte imunizuar.

Per kujtese, edhe ne fillim te 2020 kur ne dhame alarmin e rrezikut iminent COVID, po ky “Komitet” nuk merte asnje vendim deri sa plasi…

Perfundimi mbi 20000 humbje jete nga te cilet 50 mjeke, me nje dem financiar nga xhepat e qytetareve prej reth 190 M E.

Ndersa keto dite si per ironi jo vetem nuk merren masat duhura, por hiqen edhe vizat per kinezet. Kaq i forte eshte afiniteti i Rames per Kinezet e Lindjen… Apo kaq determinues eshte per Ramen “shembulli” i Vucicit nga Serbia.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Opozita dhe Vuçiqi e urrejnë Albin Kurtin

Story i radhës

Ja kur duhet ta hiqni pemën tuaj të Krishtlindjes, sipas ekspertëve

Të fundit nga