Sergio Ramos ka thyer heshtjen pasi që nuk u ftua për ta përfaqësuar Spanjën
Sergio Ramos ka lëshuar një deklaratë në rrjetet e tij sociale pasi që Luis Enrique nuk e ftoi atë për të luajtur në Botërorin e Katarit
Trajneri spanjoll e publikoi listën e tij më 11 nëntor me 26 lojtarë që do të luajnë në Katar dhe mbrojtësi, edhe pse kishte qenë në listën parafinale, nuk ishte në mesin e të zgjedhurve.
“Botërori? Natyrisht, ishte njëra prej ëndrrave më të mëdha që e kam përmbushur”, tha Ramos.
“Do të ishte i pesti për mua, por fatkeqësisht me duhet që ta shikojë atë nga shtëpia”.
Sergio Ramos e ka filluar sezonin 2022/23 në formë të mirë
Ramos për momentin është në sezonin e tij të dytë të PSG. Lëndimet ishin problem kryesor gjatë vitit të parë në klubin parisien, megjithatë ai është rikthyer dhe është njëri prej lojtarëve kyç të skuadrës.
“Sezonin e kaluar ishte vështirë, me lëndimet dhe adaptimin në një klub të ri, në një qytet tjetër”, ka shpjeguar ai.
“Kam punuar për ta rikuperuar shpirtin dhe trupin dhe të kthehem në Ramosin e vjetër, që udhëhiqet nga objektivat dhe shpresat që gjithmonë ia caktoj vetes”.
Kjo është arsyeja pse mbrojtësi spanjoll duket se ka shprehur mërzinë e tij pse nuk është ftuar në Botëror.
Gjërat pozitive
Ramos, ende është i kënaqur me faktin që ai është duke u kthyer në më të mirën e tij madje edhe nëse kjo ka ndodhur shumë vonë dhe ai nuk u ftua nga Spanja.
“Fatmirësisht, mund të them që në këtë sezon ndihem përsëri si vetvetja dhe përsëri jam duke e shijuar futbollin, klubin tim dhe një qytet të madh si Parisin”, tha ai.
“Është e vështirë, por çdo ditë dielli po lind përsëri. Absolutisht asgjë nuk ka ndryshuar në mua. As mentaliteti, as pasioni, as përkushtimi dhe dedikimi që të mendoj 24 orë për futbollin”.
“Kjo është ndjenja e ime dhe dëshiroj ta ndaj me ju. Faleminderit për tërë dashurinë që ma jipni, ka shumë sfida dhe objektiva për të arritur. Shihemi së shpejt. Ju uroj gjithë të mirat. Hajde Spanjë! SR4”.