Nuk shkon në funeralin e të atit, e ndjek ceremoninë nga telefoni

Vdekja e babait të tij, Erasmo, e preku shumë familjen e Arturo Vidal. Megjithatë, mesfushori i Flamengos nuk shkoi në Kili për të marrë pjesë në funeralin e të atit, por preferoi ta ndiqte ceremoninë me video në telefon.

Varrimi u bë dje të (enjten), një ditë pas ndeshjes së parë të Kupës së Brazilit, të cilën ish-lojtari i Juventusit dhe Interit e luajti  rregullisht (ai hyri në fushë në minutën e 20′ të pjesës së dytë).

Klubi i kishte dhënë mesfushorit një ditë shtesë pushimi dhe e autorizoi të anashkalonte ndeshjen për të udhëtuar në Kili, por Vidal vendosi të mos e bënte diçka të tillë.

Marrëdhëniet mes lojtarit dhe të atit të tij kanë qenë gjithmonë të trazuara, me Vidalin që nuk e kishte falur kurrë plotësisht babanë për faktin që e kishte braktisur familjen në rininë e tij.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kate Middleton do të takohet me Meghan Markle për të zgjidhur tensionet!

Story i radhës

Putin i quan të “papranueshme” kritikat e Macronit për tensionet Armeni-Azerbajxhan

Të fundit nga