Nuk po kemi shumë fëmijë të buzëqeshur, sikur koha e modernitetit dhe internetit po i mbytë, në botën imagjinare!

February 4, 2022
1 minut lexim

Jeta është kompromis i dhimbshëm, që nuk do të dëshironim të ishte. Edhe vendimet kur i marrim për një çështje, vjen në shprehje shumë kompromisi. Jeta është e mbushur me plotë telashe. Gjithmonë nuk jemi shumë të guximshëm të përballemi më to, duke i lënë vend stuhisë, e që përfundimi dihet se nuk është gjithë herë fatlum. Një fjalë e popullit thotë “Shtatë ditë java i ka, gjashtë idhnim, e një sefa”. Dhe, kur i sublimojmë të gjitha përjetimet tona brenda ditës apo javës, ashtu edhe del përfundimi. Shpesh veprojmë me nxitim, dhe me paragjykime të cilat dihet se nuk janë hiq të mira, por megjithatë, ashtu veprojmë! Bota në të cilën jetojmë është bërë një ferr i vërtetë!

Sikur është rregulluar sipas kuteve banditeske, ideologjike, dhe sipas fanatizmave të ndryshem fetar.Është bërë kjo botë, një koloritë monstruoz i komunizmit, nacizmit, dhe fundamentalizmave të cilët e më aktet e tyre të ndyta , e kan ndryshuar botën për të keq. Ne këtë botë sikur po vijnë në shprehje më shumë njerëzit e këqinjë, dhe po vdesin ngadalë ata të mirët!

Nuk po vijnë në shprehje shumë njerëzit e mirë. Dhe për atë bota është mbushur më luftëra. Ka humbur lumturia edhe për ata, që kur janë zgjuar në mëngjes për të shkuar në arë, ka humbur lumturia për punëtorët të cilët shkojnë në uzina, apo në vende tjera ku punohet…

Nuk po kemi shumë fëmijë të buzëqeshur, sikur koha e modernitetit dhe internetit po i mbytë, në botën imagjinare! Botës i duhet paqja, kurse njeriut i duhet lumturia, se jeta është shumë e shkurtër. Këtë gjë e meritojnë sigurisht njerëzit e mirë, kurse njerëzit e mbrapshtë, le të shkojnë në ferr së bashku me të bëmat e tyre të pista ..!

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Presidenti Pendarovski e krahason Petkovin me Nelson Mandelën

Story i radhës

Austria nëshkruan ligjin për vaksinim të detyrueshëm

Të fundit nga

ShkoLartë