nuk po flasim vetem me bayern in 66212b5b2e24f

Nuk po flasim vetëm me Bayern-in

April 18, 2024
1 minut lexim

Do të jenë ditë të nxehta për të ardhmen e shumë trajnerëve.

Një nga skuadrat që janë në kërkim të një tekniku të ri është Bayern Munich. Gjermanët kishin vendosur t’i besonin Alonso-s, por ky i fundit ka vendosur të qëndrojë në drejtim të Leverkusen-it.

Kështu, dy emrat e fundit që kanë mbetur në listën e klubit bavarez janë ato të Roberto De Zerbi dhe Nagelsmann.

Një vendim nuk është marrë akoma, por trajneri gjerman duke se ka kaluar në “pole position”. Menaxheri i tij, Volker Struth, ka folur për ‘Spielmacher- Der EM-Podcast von 360Media mit Sebastian Hellmann’ në lidhje me të ardhmen e trajnerit të Gjermanisë:

“Të gjithë po më bëjnë të njëjtën pyetje: Nagelsmann po kthehet te Bayern ose çfarë po bën Nagelsmann? Një vendim do të merret në ditët e ardhshme, gjithçka do të vendoset shumë shpejt, në pesë, gjashtë oseshtatë ditë”.

Më pas menaxheri ka konfirmuar se ka pasur kontakte me Bayern-in, por jo vetëm:

“Do të ishte absurde të thoja se nuk po flasim me klube të tjerë, por nuk dua të zbuloj se me kë po flasim. Mund të them vetëm se nuk është vetëm Bayern Munich. Por është normale, por kjo është puna ime…”.

Është e vështirë të kuptohet se cilët janë klubet e tjerë të interesuar për trajnerin gjerman, por është e qartë se vendimi i klubit gjerman mund të ketë pasoja për klubet e tjerë, ndoshte edhe te Milan-i dhe tek e ardhmja e De Zerbi-t.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

mbreteresha e pistes se vallezimit dua lipa zbukuron kopertinen e revistes elle ne amerike 662127d381d37
Story i mëparshëm

“Mbretëresha e pistës së vallëzimit” – Dua Lipa zbukuron kopertinën e revistës “Elle” në Amerikë

keds paralajmeron vazhdimin e investimeve ne rrjetin elektrik ne rajonin e drenices 66212bd20eed6
Story i radhës

KEDS paralajmëron vazhdimin e investimeve në rrjetin elektrik në rajonin e Drenicës

Të fundit nga

ShkoLartë