KEDS paralajmëron vazhdimin e investimeve në rrjetin elektrik në rajonin e Drenicës

April 18, 2024
1 minut lexim

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) ka bërë të ditur se ka bërë në bazë të investimit të ri që e ka bërë së fundi në fshatin Lubovec të Skenderajt do të përfitojnë edhe disa fshatra tjera.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se në kuadër të këtij projekti në këto lokalitete KEDS ka vendosur tre transformatorë, bashkë me stabilimentet e tjera të nevojshme.

” Gjithashtu, shtyllat e vjetra, të cilat gjendeshin në terrene të papërshtatshme, janë hequr dhe zëvendësuar me mbi 170 sosh të tensionit të mesëm dhe të ulët, të vendosura tashmë buzë rrugës kryesore në një gjatësi degëzimesh prej rreth nëntë kilometrash”.

“Vlera totale e këtij projekti kap shifrën rreth 150 mijë euro. Me këto punime, KEDS-i ka plotësuar të gjitha nevojat energjetike për afër 160 familje, duke rritur sigurinë për konsumatorët e kësaj treve. Ata tashmë nuk do të përballen me hallet e moçme që kishin me energjinë elektrike”, thuhet në njoftim.

“KEDS po vazhdon me investime në rrjetin energjetik jo vetëm në zonën e Drenicës, por anekënd Kosovës, çka tregon përkushtimin e kompanisë për përmbushjen e premtimeve dhe vendosmërinë për të qenë afër konsumatorit për të mbështetur atë aty ku është nevoja. Sipas planit investiv njëvjeçar, përgjatë vitit 2024 KEDS parasheh implementimin e 250 projekteve kapitale, vlera e të cilave është disa dhjetëra milionë euro”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nuk po flasim vetëm me Bayern-in

Story i radhës

Inside Story/ ‘Drejt BE’, kandidati Osmani: Kur të arrijmë presidentin e parë shqiptar…

Të fundit nga

ShkoLartë