Zayn Malik ka publikuar një foto të re duke i lënë të gjithë pa fjalë.
Këngëtari 29-vjeçar përdori Instagramin për të promovuar markën e tij të veshjeve me një foto ku i bie dielli në fytyrë, por çfarë tërhoqi vëmendjen e të gjithëve është se ai nuk njihet më.
Me flokët kaçurrela natyrale të zgjatura dhe mjekër të plotë, ylli i One Direction duket shumë larg pamjes me të cilën jemi mësuar ta shikojmë.
Duke komentuar në foto, fansat e këngëtarit nuk dukeshin edhe aq të magjepsur nga ky look i ri.