“Nuk ke nevojë të më marrësh fare mendim për këtë!”/ Almeda Abazit kundër këtij vendimi të Isida Mollaymerit: Do të të mbyllë Instagramin

min lexim

Almeda Abazi është thjesht kundër ekspozimit të shumtë dhe daljeve topless të mikeshës së saj Isida Mollaymeri.

Kjo e fundit ishte e ftuar në rubrikën “Dielli apo Hëna” në “E diell” ku i është kërkuar në një lojë të telefonojë Almedën e t’i kërkojë mendim për një set fotografik ku i duhet të dalë topless.

“Doja të të merrja një mendim. Kam marrë një kontratë për tu bërë imazh i një kompanie por duhet të bëj foto topless.“– e pyeti Isida. Por, Almeda iu përgjigj me ironi: “E çfarë mendon ti zonjë e dashur?”

Isida i tha se po e konsideron diçka të tillë pasi i është ofruar një shumë e mirë parash. “Unë thjesht po e mendoja sepse ishin shumë lekë dhe thash se nëse më thotë Almeda se ajo më bën llafe gjithmonë…”

Gjë që nuk ia prishi aspak mendjen Almedës, e cila madje tha me humor se do që t’i mbyllë edhe Instagramin. Në fund ajo u tregua e vendosur se nuk e mbështet balerinën për këtë gjë. “Po çfarë lekësh moj zemër? Seriozisht e ke? Unë do të të mbyllë Instagramin ty, jo më me këto topless. Nuk ke nevojë të më marrësh fare mendim për këtë gjë. Ti e di.”

Ndër të tjera balerina e njohur nuk e ka fshehur dëshirën e saj për të qenë drejtoreshë e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Madje, ajo pranoi se ka bërë edhe disa shkolla vetëm për këtë gjë. Edhe pse pranoi se ka shumë njerëz që meritojnë të hiqen ajo nuk e tha një emër. “Të gjitha shkollat që kam bërë sigurisht që i kam bërë për drejtoreshë të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Nuk mbahem që heq njerëz nga puna edhe pse aty e meritojnë shumë. Nuk do hiqja njeri, nuk po them emër.” – u shpreh Isida.

Isida i është bashkuar së fundmi ‘Just Dance’ rubrikës së kërcimeve në ‘E diell’ si pjesë e jurisë. E pyetur se cilin prej anëtarëve të jurisë do donte të hiqte ajo tha  emrin e Enada Hoxhës. “Këtë e kam shumë të thjesht. Enada Hoxha sepse n ai mori të gjitha. Kupën, komentet, vëmendjen, ylli. Enada të dua gjithsesi.” – u shpreh balerina.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Këngëtari Carlos Vives flet për gjendjen e Shakirës pas ndarjes nga Pique: Ajo është e trishtuar

Story i radhës

Bernie Eclestone për rekord botëror. Fëmija më i vogël 1 vjeç, motra e tij 67…

Të fundit nga