Këngëtari Carlos Vives flet për gjendjen e Shakirës pas ndarjes nga Pique: Ajo është e trishtuar

Kantautori kolumbian, Carlos Vives konfirmoi se Shakira po kalon një periudhë të vështirë pas ndarjes së saj të fundit nga qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique.

Vives, i cili publikoi këngën “La Bicicleta” në bashkëpunim me bashkatdhetarin e tij në vitin 2016, pranoi se Shakira kohët e fundit po kalon një periudhë të vështirë.

“Ajo është e trishtuar”, tha Vives në një gala që festonte 30 vjetorin e radiostacionit muzikor ‘Cadena 100’.

“Ajo po kalon një kohë shumë të vështirë”, u shpreh tutje artisti, shkruan Marca.

Vives kishte vetëm fjalë të mira për të thënë për Piquen dhe shmangu diskutimin e thashethemeve të tradhtisë që rrethonin lojtarin, duke uruar më të mirën për të dyja palët.

Pique u pa në Londër përpara Wimbledonit, me raporte që thuhej se ai theu telefonin e një fotografi të shtypit pasi ky i fundit u përpoq të merrte imazhe të yllit të Barcelonës.

Ndërkohë, disa grafitë u pikturuan jashtë shtëpisë së familjes së Shakirës në Barcelonë.

Mesazhet përfshinin fraza të tilla si “Të dua grua e bukur”, “Po vij për ty, dashuria ime” dhe “Unë jam gati të martohem me ty tani dhe të të mbështes”.

Ish-çifti u ndan që u ndan në fillim të këtij muaji janë prindër të dy fëmijëve.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rusia i kthen pamjet Lysychansk në betejë për Ukrainën lindore

Story i radhës

“Nuk ke nevojë të më marrësh fare mendim për këtë!”/ Almeda Abazit kundër këtij vendimi të Isida Mollaymerit: Do të të mbyllë Instagramin

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish