“Nuk kam pasur kurrë një burrë”, Beatrix thumbon Donaldin

1 minut lexim

Ndonëse marrëdhënie Donald Veshajt dhe Beatrix Ramosajt ka muaj që ka përfunduar, duket që “thumbat” mes tyre vazhdojnë ende. Së fundmi, këngëtarja postoi në TikTok një video të re, ku kishte përdorur një ‘sound’ në të cilin thuhej: “Paska meshkuj gjithandej më në fund. Ejani të gjithë këtu. S’ke pasur kurrë një burrë në jetën tënde? Si ka mundësi? Epo e kam pasur pak të vështirë.”

Krah saj Beatrix ka shkruar: “Nuk dua, po tallem”.

Kjo ka bërë të gjithë fansat të komentojnë, duke e konsideruar një kunjë për Donaldin.

Kujtojmë që ky i fundit thuhet se aktualisht është rikthyer me moderatoren Bora Zemani dhe po shijon lidhjen e dashurisë. Nga ana tjetër Trixa po shijon pushimet, duke ndarë herë pas here foto të ndryshme në rrjetet sociale.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Allegri: Di Maria, një lojtar i jashtëzakonshëm

Story i radhës

Si është e mundur volejbolli i Kosovës me humbje të thella në Evropë e me beachvolley ndër më të mirët në Ballkan? 

Të fundit nga